Categories Showbiz

“Hiqini prizën”, mediat sociale ziejnë për Alketa Vejsiun, italianët pro dhe kundër: Ja pse e kanë dërguar shqiptarët (Komentet)

Mbrëmjen e djeshme, Alketa Vejsiu bëri krenarë të gjithë shqiptarët, si e para moderatore shqiptare që u ngjit për të prezantuar në teatrin magjik “Ariston”, përkrah Amadeus.

Ajo kishte zgjedhur të hynte në sallë me një shprehje “ëndrrat janë dëshira”, dhe vazhdojë t’i zbriste ato duke falenderuar të gjithë italianët për mundësinë e artë që i dhanë.

Por, sikundër është komplimentuar për elokuencën dhe zotërimin e gjuhës italiane, moderatorja ka marrë dhe mjaft kritika nga italianët, që kanë reaguar pafund të median sociale Tëitter.

Më poshtë po listojmë disa nga komentet negative dhe pozitive që italianët kanë lënë për prezantuesen, Alketa Vejsiu:

“Nëse vendosim Beninjin dhe Alketën përballë, o Zot mund të nisë Apokalipsi,”– shkruan një ndjekëse në Twitter.

Komentet në Twitter.
“Po vërini një tapë në gojë, ufff sa i rëndë ky festival”,- shkruan një tjetër.

“Përfundimisht e mrekullueshme”,– vijon një tjetër.

Komentet në Twitter.
“Është shumë euforike, nuk pushon së foluri”,– shton një ndjekëse në Tëitter.

“Po kjo ku fiket???”- është komenti i radhës.

“Hiqeni prizën,”- shkruan një tjetër.

Komentet në Twitter.
“Shqiptarët e kanë dërguar në Sanremo që të bëjnë një pushim tek veshët”,- është një tjetër koment në median sociale.

“Kush ka frikë nga kulturat e ndryshme dhe nga emigrantet, nuk i njeh shkollat tona. Janë kështu dhe nuk do të ndryshojnë kurrë. Ka plot të rinj që flasin gjuhën tonë dhe dialektin tonë, dhe ndjekin Sanremon,”– vijon një ndjekës në mbështetje të moderatores.

Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu, ashtu siç edhe premtoi një natë më parë, u ngjit në skenën e “Sanremo” ku përveç prezantimit të disa sekuencave, mbajti edhe një monolog. Në fjalën e saj, ajo përmendi vuajtjet e shqiptarëve për shkak të diktaturës, dhe ndihmesën e madhe të italianëve, për të na hapur gjithmonë dyert në rast nevoje. Moderatorja këndoi përkrah këngëtarit të famshëm dhe shijoi mbrëmjen e gjatë në Sanremo.

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që ju besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo. Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiave pas spektaklit ‘Sanremo’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Jozi u përjashtua nga “Big Brother VIP 4”, Loredana dhe Valbona shpërthejnë në lot

Loredana dhe Valbona kanë shpërthyer në lot pasi Jozi u përjashtua nga shtëpia e “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Incidenti/ U rrëzua teksa ishte duke kënduar natën e Vitit të Ri, Manjola Nallbani: Shmanga fëmijën, kam thyer këmbën

Këngëtarja Manjolla Nallbani, ka reaguar pas incidentit që pësoi gjatë performancës së saj në natën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Rrëfimi tronditës i Alida Hiskut: Si na përdhunonin prokurorët e sigurimsat në qeli, na hidhnin kuvertën në kokë dhe…

Alida Hisku, një ndër artistet më të famshme shqiptare para viteve ’90, ka tronditur publikuan…

LEXO ME SHUME