22 vjeçare e fejuar me një person me çrregullime mendore.
Rrëfim:
U takuam me njëri tjetrin kur ishim të mbledhur me shoqëri, dhe në ditën tjetër dolëm në takim. Ai ishte i mençur dhe me sens të humorit.
Ai u diplomua nga shkolla më e mirë e matematikës. Por, ai nuk ishte në gjendje ta përfundonte fakultetin në moshën 24 vjeçare, pasi që ishte duke studiuar dhe duke punuar si tutor i matematikës. Ne kishim një lidhje të veçantë, të mbushur me dashuri dhe mirëkuptim, që dukej si në përralla. Shpenzuam çdo ditë me njëri tjetrin për 8 muaj, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net. Emri im është Polli Holli dhe së fundmi kam filluar të shkruaj se si e kam nxjerr vetën nga një lidhje me një person me çrregullime mendore. Sot jam gati ta ndaj këtë histori, raporton “Bright Side”.
Shenja e parë që tregoi ai që kishte çrregullime ishte kur vendosa të shkoj në pushime në Çipro, ndërsa ai më lutje që të mos shkoja duke më thënë që nuk mund të jetoj 10 ditë pa mua. Por sido qoftë, unë shkova në pushime pasi që kisha kaluar një periudhë të vështirë me mësime.
Dhe nga aty ai filloi të sillej në mënyrë të çuditshme: më shkroi 100 mesazhe dhe thirrje që nuk i kuptoja. Më tregonte ide për biznese, postonte gjëra të çuditshme, dhe më dërgonte foto të tij duke ecur në plazh në 4 të mëngjesit.
Më pas u zhduk për disa ditë. Nëna e tij u mundua të më qetësonte duke më thirrur. Por, në ditën tjetër ai nuk telefonoi më, dhe nëna e tij më tregoi që djali i saj është skizofren dhe që ishte duke përjetuar një krizë tjetër. 10 ditë më pas u ktheva në shtëpi, kisha humbur 10 kilogramë, shkova te nëna e tij dhe kemi biseduar për 3 orë të tëra. Më tregoi për fëmijërinë e tij se si kishte qenë tejet i lumtur dhe i shkathët me aftësi të shumta.
Pasi kishte shkuar në kolegj, u taku me disa persona të çuditshëm dhe nga ty ai kishte filluar të sillej në mënyrë të çuditshme duke hequr dorë edhe nga studimet. Nga një njeri që nuk ishte në gjendje të mbyste as një insekt, ai tani ishte në gjendje të mbyste njerëz dhe nga këtu prindërit e tij e kuptuan se diçka nuk ishte në rregull, transmeton më tutje lajmi.net.
Kështu, u diagnositifikua me këtë sëmundje dhe kishte filluar të kishe kriza çdo verë, nëna e tij më thoshte se çdo gjë do të bëhet mirë. Edhe unë fillova të lexoja shumë raste me gra të cilat kanë përjetuar këtë gjë, duke më dhënë motiv, pasi që ato kishin shkruar se janë shumë mirë. Vetëm që nuk munda ta besoja që kjo gjë është e vërtet.
Një shokë i tij më kishte treguar që ai ka blerë një unazë dhe do më propozonte, ide e cila më tmerroi. Ne nuk ishim duke komunikuar shumë, ishte në spital. Pasi doli nga spitali nuk e njihja kishte humbur shumë peshë, qante gjatë gjithë kohës dhe vazhdonte të thoshte që nuk dëshiron të jetoj më. Nëna e tij na kishte blerë një apartament dhe e kishte mobiluar me të gjitha gjërat.
Një ditë prej ditësh, më propozoi, dhe nga frika që mos të përjeton ndonjë krizë tjetër, pranova të jem gruaja e tij. 22 vjeçare e fejuar me një sfizofren. Pse jo?
Ne ishim të fejuar për 3 ditë kur ai përjetoi edhe një krizë tjetër, përsëri me të njëjtat kriza të çuditshme. Përjetuam kohë të vështirë, patëm shumë argumente. Nuk munda të ndahesha nga ai, duke marr parasysh të gjithë të mirat që nëna e tij ka bërë për ne.
Por, pas një kohe vendosëm të dy të ndaheshim, nuk e isha e lumtur, edhe pse doja të isha. Pasi që u ndamë, vazhdoi të më telefononte përsëri. Duke më thënë që ti je nusja ime nuk do të lëshoj. Nuk dija çfarë të prisja nga një person i sëmurë. Telefonova nënën e tij dhe i thashë të bëjë diçka. Ajo më tha që ta injoroj atë dhe mos të shqetësohem.
Tekstet dhe telefonatat e tij u bënë edhe më të çuditshme dhe më të frikshme duke më thënë që do të lë shtatzënë si do të i emërojmë fëmijët, shpesh herë duke më dërguar mesazhe edhe me profile të njerëzve të ndryshme. Nuk dija çfarë të bëja, kisha vetëm nënën dhe një motër, askënd tjetër për të na mbrojtur. Por fatmirësisht, një shoqe e imja kishte babin polic, telefonova nënën e tij dhe i thashë që vetëm edhe një telefonat, djali juaj do të përfundoj në polici. Dhe kështu përfundoi e gjitha. Jam ende e frikësuar nga meshkujt që duken nga ai.