Categories Lajme

Historia e Anës/ Fitoi me covid, 59-vjeçarja tregon çfarë i ka ngelur peng

Ana është një zonjë 59 vjeçare nga Tirana, e cila ishte e infektuar nga koronavirusi po r fatmirësisht ia doli ta mposhtë atë. Ajo është ende e dobët dhe e lodhur nga ajo që ka kaluar, ndërsa rrëfen për News24 historinë e saj. Gjithçka nisi në mes të korrikut kur temperatura 37.5 bëri që ajo të dyshonte se ishte infektuar me COVID-19, ndërsa gjendja përkeqësohe ditë pas dite dhe e detyruan Anën të bënte skanerin e mushkërive në një klinikë private, pasi asnjë nuk po vinte t’i bënte tamponin edhe pse ajo e kishte kërkuar.

Ditën e 9 pas shfaqjes së simptomave Ana u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku pas diagnostikimeve mjekët i rekomanduan ta vazhdonte terapinë në shtëpi, pasi i duhej të kujdesej për të atin e moshuar, i prekur edhe ai thuajse në të njëjtën kohë nga koronavirusi.

Pas më shumë se 1 muaji vuajtjesh fatmirësisht ajo yashmë është mirë, por ajo që kaloi do të mbetet gjatë në kujtesën e saj, pasi në shtratin e sëmundjes për disa ditë qëndroi edhe babai i saj, i cili nuk mundi ta fitonte betejën me virusin vdekjeprurës.

Ky është pengu që Ana thotë se do ta shoqërojë gjithë jetën, ndërsa shton se çdo terapi e ka mbuluar me shpenzimet e veta, pasi spitali nuk ofronte asgjë për pacientët që kuroheshin në shtëpi.59 vjeçarja iu bën thirrje të gjithëve, edhe skeptikëve; që të bëjnë kujdes për të parandaluar prekjen nga COVID-19. Ajo kërkon nga të gjithë që nëse nuk kujdesen për veten, të paktën të kujdesen për të tjerët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME