Categories Showbiz

Historia e dhimbshme e nënës së katër fëmijëve: Ishte e tmerrshme…

“Ka një mesazh për ty”, ka sjellë ditën e sotme historinë e dhimbshme të një familjeje nga Peja, e cila ka përjetuar ndarjen nga jeta të vogëlushes së tyre. Melisa është sot nënë e 4 fëmijëve, dy vajzave Elena dhe Elona, edhe dy djemve, Erzeni dhe Arkzeni. Në studio, Melisa ka treguar se vajza e tretë kishte lindur e sëmurë dhe deri në moshën 10-vjeçare, as mjekët nuk mund të përcaktonin dot sëmundjen e saj. Ajo nuk mund të thoshte mami, babi, madje nuk kërkonte as ushqim dhe as të pinte. Dhimbja për Melisën dhe familjen e saj u bë edhe më e madhe kur gjendja e vogëlushes së tyre u përkeqësua edhe më tepër dhe fatkeqësisht ajo u nda nga jeta.

Që nga ai moment, jeta e tyre ka ndaluar, nuk ka më lumturi, gëzim apo festa në shtëpinë e tyre.

Ardit Gjebrea: Le të flasim pak për familjen tuaj të bukur. Si je njohur me bashkëshortin?

Melisa: Ne jemi njohur në shkollë fillore, në mbarim të klasës së tetë. Pasi mbaruam shkollë, mbas një viti bëmë fejesën. Një vit ndenja e fejuar, pastaj bëmë martesën.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe kur e njohe Shkëlzenin?

Melisa: 14 –vjeç.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi më pas?

Melisa: Lindën fëmijët, lindi goca e tretë. Por nuk lindi siç donim ne, por siç deshi Zoti.

Ardit Gjebrea: Çdo të thotë kjo? Ishte e sëmurë?

Melisa: E sëmurë po. Pastaj 10 vite jetoi në atë sëmundje të pashërueshme. As mjekët nuk e dinin çfarë sëmundje kishte. Gjendja e saj filloi të keqësohet..

Ardit Gjebrea: Për 10 vite?

Melisa: Për 10 vite as ka thirrur mama, as baba, s’ka ditur çfarë do të hajë, as do të pijë, asgjë.

Ardit Gjebrea: Asgjë?

Melisa: Asgjë, 10 vite ashtu jetoi.. Për prindërit është vdekje… Në fillim kur të kuptosh që e ke fëmijën e sëmurë, pajtohesh që është e sëmurë, por në fund edhe ta merr Zoti. Ajo ishte edhe më e rëndë. Kishim dashuri të madhe për të. Këta fëmijë janë të veçantët tonë, por ata janë me atë sëmundje, janë edhe më të veçantë për prindërit…

Ardit Gjebrea: Si ka qenë jeta juaj pas kësaj ngjarjeje?

Melisa: Ka qenë e tmerrshme. As gjumin s’mund ta bësh, as bukë nuk mund të hash, se e ke mendjen tek ajo. Përgjithësi familja, por prindër është diçka tjetër. Sot gjendem këtu që të falenderoj bashkëshortin tim sepse prej ditës që u sëmur vajza dhe deri sot më ka dhënë një përkrahje shumë të madhe. Nuk e kam parë si bashkëshort, por si shok, si gjithçka në jetë.

Ardit Gjebrea: Po ai si e ka përjetuar?

Melisa: Edhe ai e ka përjetuar tepër rëndë, sëmundjen e vajzës, vdekjen e vajzës…/tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME