Categories Kuriozitete

Historia që ka per t’ju prekur thellë

Pavarësisht miqësisë, një burrë ka vendosur të mbajë anën e drejtë të së gjithë historisë. Ai është tepër i shqetësuar për të ardhmen e gruas së shokut, i cili e përdhunon dhe ia ka shkatërruar vetëbesimin. 46-vjecari i ka dërguar një letër psikologes Deidre ku kërkon këshilla se si ta zgjidhë këtë situatë.

Letra: E dija që shoku im e tradhtonte gruan, por zbulova se ai e ka përdhunuar atë.  Nuk di si ta zgjidh këtë situatë. Jam 46 vjec, ndërsa miku im është një vit më i vogël. Ne kemi vite që jemi shokë. Kemi qenë shokë futbolli, kemi udhëtuar botën bashkë dhe dalim shpesh për të pirë.

Unë isha i martuar kur ai takoi gruan e tij. Prej vitesh, ishin një cift i dashur, i këndshëm dhe plot humor. I thashë se ajo ishte shumë e mirë për të, gjysmë shaka, gjysmë e vërtetë. Gratë dhe fëmijët tanë, kur takoheshin me ne, kalonin shumë kohë të bukur bashkë. Por me kalimin e kohës, ne takoheshim vetëm. Një ditë kur takuam gruan e tij, vumë re që vetëbesimi i ishte shkatërruar dhe ndihej e frikësuar kur miku im i afrohej. Edhe fëmijët e kishin vënë re. Një moment kur isha vetëm me shokun tim, e pieta se cfarë po ndodh mes tyre. Ai më tha se nuk ka asnjë problem.

Që prej asaj kohe, nuk i kemi parë gruan as fëmijët e tij. Pas gjashtë muajsh, shkova me të në një klub dhe më tha se kishte filluar të takonte femra, të cilat i njihte në internet dhe gruas i thoshte që po dilte me mua. tregova gruas time, dhe ajo ftoi gruan e tij për një kafe. Gjatë bisedës, ajo shpërtheu në lot dhe rrëfeu se shoku im e përdhunonte. Kur i thashë mikut tim që ti jepte fund kësaj sjellje, ai thjesht më tha se është gruaja e tij dhe është detyra e saj që të bëjë seks. Ajo nuk duroi më dhe i kërkoi ndarjen sepse nuk po ia dilte më. Shoku im nunk i kërkoi kurrë falje. Jam i tmerruar. Nuk ma merrte mendja që miku im mund të sillej kështu. E urrej. Si mund të jem mik me një përdhunues?

Deidre: Nuk mund ti thuash që është përdhunues, ose ta raportosh në polici ashtu sic e meriton pasi mund të vendosësh në rrezik gruan dhe fëmijët e tij. Një mashkull që është i aftë të përdhunojë, mund të bëjë dhe gjëra më të rrezikshme.

E vetmja gjë që mund ti thuash është se nuk e pëlqen personin në të cilin është kthyer. Ti nuk do shtosh asgjë tjetër pasi të ka treguar vetë që po del me femra të tjera. Nuk mund ta detyrosh të ndryshojë sjellje, por gruaja dhe fëmijët e tij kanë nevojë për mbështetje. Shpesoj që kjo ta ndihmojë dhe të mos presë aprovimin e tij për tu larguar nga shtëpia. Për të mirën e saj dhe fëmijëve, duhet të largohet sa më shpejt nga ai

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME