Categories Lajme

Historia/ Largohen nga Durrësi për në Kosovë, ku i pret familja që strehuan 20 vjet më parë

Pas dëmtimit të shtëpisë nga tërmeti tre anëtarët e familjes Kazanxhi në Durrës janë të lumtur se kanë një shtëpi të dytë në Kosovë, ku i presin miqtë e tyre në familjen Qorraj. Ata janë njohur 20 vite më parë gjatë luftës së Kosovës, kur familja Qorraj kishte ikur nga Deçani dhe qëndroi për disa kohë pranë familjes Kazanxhi në Durrës.Sot miqtë kosovarë po i presin me krahë hapur në ditë të vështira pas tërmetit shkatërrues që ka goditur qytetin e Durrësit dhe ka lënë mijëra qytetarë të pastrehë.Mihal Kazanxhi thotë se “jemi miq të vjetër që nga koha e luftës, nuk e kemi harruar miqësinë.

Ne patëm këtë sikletin tonë atje dhe thamë të vijmë, të takojmë miqtë tanë, të rrimë ca ditë, të çmallemi”.“Na morën në telefon e na thanë të vini aty, se e pamë se në çfarë ankthi ishim, në çfarë kushtesh. I shtohet vlera kur mendon se kanë kaluar kaq vite dhe as na kanë harruar, as i kemi harruar. Jemi shumë të emocionuar. Ne kemi fjetur jashtë mbrëmë”, shprehet bashkëshortja e tij Yllka pas takimit me miqtë e tyre.Zelfije Qorraj e përqafon Yllkën. “Këta na kanë strehuar gjatë luftës. Kurrë nuk i harrojmë ato ditë. Kanë qenë vëllezrit tanë, motrat tona. Na kanë bo me i ndi si në shtëpinë tonë”, thotë ajo.Reportazhi i Radio Evropa e Lirë tregon familjen nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës që pret familjen nga Durrësi i Shqipërisë, pas tërmetit tragjik që ndodhi në këtë qytet të martën, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra dhe u lënduan qindra persona. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME