Categories Kulture, Lajme

Historia në të kundërt: Itali-Shqipëri 30 vjet pas zbarkimit në portin e Barit të anijes Vlora

Historia në të kundërt: Itali-Shqipëri 30 vjet pas zbarkimit në portin e Barit të anijes Vlora,  Vlorë 6-8 Gusht 2021 – Një projekt i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë

Me 9 gusht 1991 afro 20.000 shqiptarë zbarkuan në brigjet puljeze të kanalit të Otrantos, të ngjeshur përtej imagjinatës, në anijen e ëmbël, Vlora.

Ajo që ndodhi 30 vjet më parë, ka trazuar e shkundur një gjeneratë të tërë italianësh dhe me të drejtë mund të përkufizohet si vala e parë e madhe e emigrimit të shekullit të njëzet. Instituti Italian i Kulturës në Tiranës e kujton këtë histori duke treguarfenomenin e kundërt, më pak të njohur por jo më pak domethënës dhe të rëndësishëm: emigrimin e italianëve në Shqipëri.

Artistit italian STEFANO ROMANO, i cili jeton dhe punon në Shqipëri që nga viti 2003, iu kërkua të tregonte, me mjetet më të pëlqyeshme për udhëtimin e tij nga Bari në Vlorë, një udhëtim që me modalitete të ndryshme, por me arsye jo të kundërta, ishte po aq i mbushur me pritshmëri dhe shpresa. Në Ekspozim (Galleria Alpha, Qyteti i Vjetër) paraqitet një aparat eksperimental i përbërë nga elementë të ndryshëm, ku njëri nga instalimet mjedisore mbush qendrën e hapësirës së ekspozitës.

Titulli evokues PUNTO DI RUGIADA merr shtys nga kërkimet e artistit mbi rrymat detare në Kanalin e Otranto-s i cili zbulon, midis të dhënave të ndryshme ditore si ajo forcës së detit, edhe pikën e vesës, domethënë atë gjendje termo-dinamike në të cilën ndodh ekuilibri midis lëngut dhe avullit.

Udhëtimi i Stefano Romanos është kuruar nga FRANCESCO SCASCIAMACCHIA me kërkim historiko-dokumentar nga DAVIDE DE NOTARPIETRO, themeluesë të Shoqatës Kulturore Cijaru (Otranto), e cila synon përmes projekteve të artit bashkëkohor të rivendosë lidhjet historike dhe kulturore të kësaj zone ndërmjest Jonit dhe Adriatikut si dhe të Pulias me rajonet ballkanike, greke, turke dhe më në përgjithësi të Lindjes së afërme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME