Categories Lajme

Historia tronditëse e shqiptarit në Francë, i rikujtojnë ’97-ën dhe i bëjnë të paimagjinueshmen

Një shqiptar i plagosur gjatë viteve ’97 në Shqipëri, është përballur kohët e fundit me publikimin e disa fotove që janë mjaft preskëse për të.

Në ’97 shqiptari u sul.mua duke i prerë njërën këmbë. Sot ai jeton në qytetin verilindor të Metzit në Francë, dhe që prej kohës kur humbi këmbën e tij të majtë, kujdesej dhe kishte kërkuar nga doktorët që ndiqnin problemin e tij, që ata të bënin kujdes me fotot apo të dhënat lidhur me dëmtimin që ai kishte në trup.

Por një ditë djali i tij kishte dërguar në shtëpi një paketë cigare, e cila mbante foton e këmbës së tij të prerë. Dhe ku poshtë saj shkruante se: “Duhani dëmton arteriet tuaja”. Dhe kjo është bërë siç ndodh rëndom për fakin që të paralajmërojnë njerëzit se duhani sjell këto dëme. Por në të vërtetë ky dëmtim që ka shqiptari në këmbë, nuk ka lidhje me duhanin, sepse shqiptarit ju pre këmba gjatë trazirave në Shqipëri gjatë vitit ’97.

Supozohet që fotografia e këmbës së prerë të shqiptarit të jetë marrë nga spitali ku ai është vizituar.

“Ne u habitëm. Ne nuk e besuam atë.”- deklaroi familja e tij.

Avokati i tij Antoine Fittante tha: -“Është tepër e pabesueshme që një person të gjejë fotot e tij në paketat e cigareve, në të gjithë Bashkimin Evropian pa pëlqimin e tij.” Fittante shtoi se klienti i tij ndihet i tradhëtuar dhe se dinjiteti i tij është dëmtuar. Fotografitë në paketën e cigareve, zakonisht shpërndahen nga Komisioni Evropian dhe merren nga një bazë të dhënash e miratuar, ku njerëzit që shfaqin imazhet e kanë dhënë pëlqimin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME