Categories Lajme

Historia tronditëse/ Si e vrau shokun me 120 goditje me thikë shqiptari i vetëquajtur ‘Tony Montana’

Një shqiptar që ka për nickname karakterin e aktorit Al Pacino në filmin “Scarface”, Tony Montana, autor i një krimi makabër në Angli, ku viktimë ka qenë miku i tij.

Mane Driza, i njohur edhe si Tony Montana, akuzohet për vrasjen e Stefan Bledar Mone, ngjarje e ndodhur në veri të Londër, një krim makabër pasi viktima kishte 120 plagë në trup.

Arsyeja e sulmit ka qenë pretendimi i Drizës se miku i tij i kishte vjedhur unazën e martesës.

Ngjarja ka ndodhur në 22 qershor 1999, ku Mone priste të bëhej baba.

Driza, ose “Tony Montana shqiptar”, në atë kohë 21 vjeç, u kishte kërkuar shokëve të punë ti gjenin një thikë, shkruan BBC, përcjell Syri.net.

SKENA HORROR

Në atë kohë, Mone po shoqëronte bashkëshorten e tij, 6 muajshe shtatzanë, për kontroll mjekësor në spital. Por sipas kamerave të sigurisë të qytetit, ai u sulmua në Wembley në mënyrë barbare nga miku i tij, shqiptari Driza.

Sipas prokurorisë angleze, në vrasje janë përdorur disa lloj thikash.

Bashkëshortja e viktimës tregoi se kur u gjet trupi pas një dite ajo mundi ta njihte vetëm nga rripi i pantallonave pasi trupi ishte i copëtuar.

Pas ngjarjes, autori fluturoi drejt Italisë për të mbuluar gjurmët.

ARRESTIMI

Policia britanike e gjurmoi atë në Siçili në vitin 2000 ku dhe e arrestoi. Ai u tha hetuesve se me Stefan Mone kishte një mosmarrëveshje për çështje parash dhe pretendoi se viktima i ishte afruar me një thikë në dorë. Të gjitha këto informacione u thanë sot në seancën ndaj 41-vjeçarit.

Gjyqi në Britani vazhdon javët në vijim.

Mane Driza emigroi në Britani të Madhe në Gusht të vitit 1997, duke pretenduar se ishte një 17-vjeçar i larguar nga Kosova për shkak të luftës. Ai dhe viktima Stefan Mone ishin bërë miq në Britani pasi ishin larguar nga Shqipëria. Në disa raste, Driza ndonjëherë qëndronte edhe në shtëpinë e viktimës. Mane Driza, i cili njihet edhe me emrin Sokol Drenova nga Bishani i Fierit, mohon akuzat për vrasje.

Viktima

Image

Autori 

Image

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME