Historiania Eleni Kocaqi deklaroi se ndarja e shqiptarëve në 3 milete fetare është varri i kombit shqiptar.E ftuar në emisionin “360 gradë” në RTV Ora, Kocaqi u shpreh se nuk ka më ortodoksë në Shqipëri pasi ua fali Stambolli vendeve fqinje me anë të Kishës.
“Në lidhje me konfliktin me Lindjen e Mesme, i cili është larg nesh dhe do marrë një zgjidhje, unë mendoj se këto njerëz as doktrinën fetare mirë. Po të bisedosh, shumë nga këta që janë radikalë, nuk njohin as Kuranin mirë. Në këtë aspekt, mendoj se përdorimi i fesë për politikë bëhet nga masat e njerëzve, të cilët nuk arrijnë ta kuptojnë mirë këtë gjë. Shqiptarët kanë qenë ndarë në 3 milete fetare. Dhe ndarja e shqiptarëve në 3 milete fetare ka qenë varri i kombit shqiptar. Ende nuk është vënë dora mbi plagë në Shqipëri në lidhje me atë pse u krijua një Greqi ortodokse shqiptare? Ku janë ortodoksët në fakt, si ke. Ti kanë marrë vendet fqinje të gjitha me anë të kishës. Si i morën vendet fqinje? Ua dha Stambolli, ia fali Greqisë, Serbisë, Bullgarisë. Ne nuk kemi pasur një Kishë Ortodokse të Pavarur, që nuk e kemi as sot”, u shpreh Eleni Kocaqi.