Categories Lajme

Hodhi armën në tokë dhe nuk iu bind policisë, shpallet në kërkim 27-vjeçari nga Tirana

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor i koduar “Kodra e diellit”, ku si rezultat është identifikuar dhe shpallur në kërkim një 27-vjeçar, i cili nuk iu bind policisë për të ndaluar, si dhe hodhi në tokë armën e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kodra e diellit”.

Gjatë operacionit, te Kodra e Diellit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dy automjete të cilave iu kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesit e tyre nuk iu janë bindur urdhrave dhe kanë tentuar të largohen. Njëri prej tyre ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap duke hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, ndërsa drejtuesi tjetër është kapur dhe ndaluar bashkë me pasagjerin.

Në vijim të veprimeve, u identifikua dhe u shpall në kërkim drejtuesi që braktisi automjetin, shtetasi A. I., 27 vjeç, banues në Laç. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 27 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”, pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar automjetin, si dhe për shtetasin E. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasagjeri në këtë automjet, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhini i armëve, armëve shpëthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME