Categories Lajme

Hodhi foshnjen në mbeturina, zbardhet dëshmia e nënës

Policia kantonale e Bernës ka identifikuar nënën e dyshuar të foshnjës, e cila është gjetur të shtunën në një deponi grumbullimi mbeturinash në Därstetten të Bernës.

Gruaja në fjalë ka treguar se e ka mbështjellë vajzën në një batanije dhe e ka vendosur në një kuti kartoni, duke e lënë në vendin e përmendur, transmeton albinfo.ch. Ajo po ashtu ka deklaruar se kishte zgjedhur qëllimisht një vend më të frekuentuar, në mënyrë që fëmija të mund të gjendej më shpejt.

Gruaja, e cila banon në regjion, e ka lindur fëmijën pranë vendit ku ajo është zbuluar. Lindja është realizuar pa ndihmë të jashtme. Foshnja është akoma në spital dhe po merr kujdesin mjekësor, përcjell albinfo.ch. Tek ajo janë konstatuar përgjakje në hundë dhe në buzë. Prokurori publik përgjegjës ka hapur një procedurë dhe është duke shqyrtuar se në çfarë mase mund të bëhet fjalë për vepër penale në këtë rast.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME