Categories Lajme

Hodhi pistoletën nga dritarja e mjetit për t’i shpëtuar policisë, arrestohet 28-vjeçari, Procedohen për moskallëzim të krimit 4 pasagjerët

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili dyshohet se ka hedhur nga dritarja e automjetit një pistoletë sapo efektivët e sinjalizuar për të ndaluar.

Ai u sinjalizua për të ndaluar në afërsi të fshatit Shëmri, Kurbin, por sapo vuri re shërbimet e Policisë, hodhi nga dritarja e automjetit, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje.

Shërbimet e Policisë e gjetën armën e zjarrit dhe e sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

I arrestuari, banues në Mamurras, rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për 4 pasagjerët në automjetin që drejtonte 28 vjeçari, shtetasit E.R., 40 vjeç, banues  në Mamurras., A.XH., 45 vjeç, banues në Mamurras,  B.M., 56 vjeç, banues në Prishtinë, Z.K., 50 vjeç, banues në Mamurras.

 Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tentativa”.  Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me fishekë në të.

Hodhi nga dritarja e automjetit që drejtonte, pistoletën që mbante me vete, sapo shërbimet e Policisë e sinjalizuan për të ndaluar, vihet në pranga 28-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar më parë sërish për armëmbajtje pa leje.

Procedohen në gjendje të lirë, për moskallëzim të krimit, 4 pasagjerët në këtë automjet.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas që lëvizte me automjet, posedonte armë zjarri, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “Tentativa”.

Në kuadër të këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi  K.M., 28 vjec, banues në Mamurras, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.”

Në afërsi të fshatit Shëmri, Kurbin, shërbimet e Policisë sinjalizuan për të ndaluar, automjetin që drejtonte shtetasi K. M. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur nga dritarja e automjetit, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje. Shërbimet e Policisë e gjetën armën e zjarrit dhe e sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për 4 pasagjerët në automjetin që drejtonte 28 vjeçari, shtetasit E.R., 40 vjeç, banues   në Mamurras., A.XH., 45 vjeç, banues në Mamurras,  B.M., 56 vjeç, banues në Prishtinë, Z.K., 50 vjeç, banues në Mamurras.

Materialet procedurale iu Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME