Categories Lajme

Itali/ Ky është babai i tre fëmijëve që vdiq tragjikisht, po ikte në punë!

E premte e zezë për familjen Lekaj në Itali që do të përcjellë për në banesën e fundit kryefamiljarin, Altinin që humbi jetën në një aksident.

Babai i tre fëmijëve humbi jetën mëngjesin e djeshëm. 38-vjeçari jetonte me gruan dhe tre fëmijët, 14 vjeç, 13 vjeç dhe 9 vjeç.

Vdekja u shkaktua nga një karambol dramatik. Burri që po lëvizte me një skuter po shkonte si cdo ditë në punë. Por përpara i doli një makinë, frenoi, sipas mediave italiane.

Altin Lekaj, sipas mediave italiane nuk ka mundur të shmangë kontaktin me “Nissan”-in që udhëtonte në të njëjtin drejtim me të dhe përfundoi në korsinë e kundërt ku në atë moment po mbërrinte një Audi me drejtues 53-vjeçar.

Drejtuesi i makinës nuk ka mundur të shmangë në asnjë mënyrë goditjen me skuterin e Lekajt. Instinktivisht gruaja tentoi të kthehej në të djathtë, duke u përplasur me gardhin e një shtëpie, duke e rrëzuar atë pjesërisht.

Fatkeqësisht, përplasja mes Audit dhe skuterit ka sjellë vdekjen e punëtorit 38-vjeçar për shkak të plagëve shumë të rënda që ka marrë.

Tre fëmijët e 38-vjeçarit fatkeq do ndjekin shkollën. Altin Lekajn nuk e njihja personalisht, por në fshat mësova se ai ishte shumë i pëlqyer nga ata që e njihnin edhe për një person gazmor” tha kryebashkiaku i qytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME