Categories Lajme

“Hola Nardi”, nis emisioni i Nard Ndokës në TCH! Por shfaqet Sali Berisha dhe…

Politikani Nard Ndoka ka startuar sot emisionin e tij “Hola Nardi”, ku në episodin e parë ka marrë një përshëndetje speciale. Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka gjetur kohën që të bëjë një urim për ish-ministrin e kabinetit të tij.

Në urimin e bërë nga zyra e tij, Berisha liston arsyet se përse Ndoka do të ketë sukses në fushën e re ku ka vendosur që të investohet larg politikës.

“I sigurtë se Hola Nardi do të jetë një sukses i vërtetë, një fillim i ri i madh në një fushë të re, por në të cilën ka një talent të pranuar universalisht.

Humori, batutat por edhe kimizimi i tij janë elementë thelbësore në nisjen e këtij emisioni,”-thotë Berisha. Ndërsa Ndoka i prekur nga gjesti është mjaftuar vetëm me një replikë: I madh doktori!

Producenti i “E Diell”, Eduart Manushi, duke ditur reagimin që sjell Nard Ndoka në rrjetet sociale ka menduar ta bëjë pjesë të “E diell”, ku sigurisht që rubrika e tij do jetë më e klikuara.

Kujtojmë se në qeverinë e Berishës, Nard Ndoka mbajti për ca kohë postin e Ministrit të Shëndetësisë, edhe pse nuk ka asnjë lidhje me mjekësinë, por kjo nuk e pengoi Nardin në detyrën e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME