Categories Lajme

Homazhet për Fatos Nanon, detajet e ceremonisë funebre në nder të ish-kryeministrit

Sot, në Pallatin e Kongreseve, po mbahen homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano që ndërroi jetë ditën e premte, në një prej spitaleve private në kryeqytet, ku ishte i shtruar prej shumë ditësh.

Homazhet filluan prej orës 08:30 në Pallatin e Kongreseve, ndërsa trupi i Fatos Nanos do të niset në orën 12:05 nga Pallati i Kongreseve për në banesën e fundit.

Më poshtë, detajet e protokollit shtetëror për ceremoninë e së dielës:

07:45 – Marrja e trupit të të ndjerit nën kujdesin e shtetit

Eskorta ceremoniale e përbërë nga pararoja, automjeti funeral, motoçiklistët dhe automjete të tjera utilitare për transportin e familjarëve, vendoset pranë banesës ku prehet trupi i të ndjerit.

Një njësi prej 8 oficerësh në uniformë parade të Gardës së Republikës, shoqëruar nga agjentët e paracaktuar të Protokollit, marrin në dorëzim arkivolin brenda në mjedisin ku ndodhet. Arkivolit i vendoset sipër flamuri kombëtar. Oficerët ceremonialë mbajnë arkivolin (3×3), të paraprirë nga oficeri që jep komandën.

Një oficer ceremonial i dedikuar mban jastëqet me Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike dhe me dekoratat e tjera. Njësia vendos arkivolin në automjetin funeral, së bashku me jastëqet me dekoratat. Pasi verifikohet që çdo gjë është gatitur denjësisht, njësia vendoset në rresht dhe nderon, ndërkohë që eskorta niset e udhëhequr nga pararoja e Gardës, Protokollit dhe motoçiklistët, ndjekur nga mjetet e transportit të familjarëve (vënë në dispozicion nga Shteti).

08:00 – Nisja e eskortës funebre drejt Pallatit të Kongreseve

08:20 – Mbërritja e eskortës në Pallatin e Kongreseve

11:00 – Përfundimi i homazheve publike

11:15 – Homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik

12:00 – Ceremonia funebre e Lamtumirës

12:00 – Mbërritja e Kryeministrit dhe Zonjës Rama.
12:45 – Lëvizja e kortezhit

13:30 – Mbërritja në varreza

14:30 – Drekë e përmortshme në Pallatin e Brigadave

16:00 – Përfundimi i drekës së përmortshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME