Categories Lajme

Homazhet për Sherif Merdanin, flet i biri: Do të mbaj gjallë vlerat

Këtë të hënë po zhvillohen homazhet në nderim të artistit të mirënjohur, Sherif Merdanit. Miq, familjarë dhe ish-kolegë të Merdanit kanë qenë të pranishëm në ceremoninë mortore. Djali i artistit, Gerard Merdanit ka dhënë një prononcim për mediat ku ka kujtuar të atin. Ai thotë se pas lirimit nga burgu, askush nuk do e mendonte që jeta do t’i falte dhe 32 vite.

I biri shprehet se do të jetojë për të mbajtur gjallë vlerat, këngët dhe mesazhet e të atit. “Nuk e kam menduar kurrë që jeta do i jepte dhe 32 vite jetë. Do e bënte Shqipërinë që të fliste për të, të martohej dhe të bënte një djalë. Muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë as për të dhe për familjen, por kalvari i madh që ka kaluar, sëmundja e rëndë dhe mosha. Mendoj se artin më të bukur e ka bërë pas burgut. Do jetoj që të mbaj gjallë vlerat e tij, këngët dhe mesazhet e tij.

Më herët ka folur dhe ish-kolegu i Sherif Merdanit, Kozma Dushi i cili u shpreh se i ndjeri do të jetë në zemrën e të gjithë artistëve. Dushi ka deklaruar se Sherif Merdani ka kërkuar riorganizimin e festivalit të 11-të të këngës me të njëjtët artistë si vite më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME