Categories Lajme

Hoqi 11 targa automjetesh në 1 ditë, arrestohet 23 vjeçari

Një 23 vjeçar u arrestua pasi dyshohet se vodhi 11 targa automjetesh në kryeqytet.

I riu me inicialet J.L dyshohet se ka vjedhur 11 targa automjetesh në Yzberisht, Kombinat dhe Misto Mame. Në momentin e arrestimit J.L u kap në flagrancë duke vjedhur targat e një automjeti.

Gjatë kontrollit iu gjetën 13 targa automjetesh të vjedhura, 11 prej të cilave i kishte vjedhur vetëm gjatë ditës së djeshme. Këto targa do të dërgoheshin jashtë Shqipërisë dhe do të përdoreshin për veprimtari kriminale. 23 vjeçari ka qenë i dënuar edhe më parë në Belgjikë për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Plate number”.  Vodhi gjatë një dite, targat e 12 automjeteve, të cilat dyshohet se do të dërgoheshin jashtë Shqipërisë dhe do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari. 23-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë.  

Sekuestrohen targa të shteteve të ndryshme, të vjedhura, doreza dhe mjete të cilat 23-vjeçari i përdorte për të kryer vjedhjet.        

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kapjen e shtetasve që kryejnë vjedhje dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Plate number”. Si rezultat, u kap në flagrancë duke vjedhur targat e një automjeti, në “Misto Mame”, dhe u vu në pranga, shtetasi J. L., 23 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë.  

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, po gjatë ditës së djeshme, ka vjedhur targat e 11 automjeteve të ndryshme, në zonën e Yzberishtit, Misto Mames dhe të Kombinatit.   Nga veprimet hetimore dyshohet se targat e vjedhura do të dërgoheshin jashtë Shqipërisë dhe do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale.    

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 targa të shteteve të ndryshme, të vjedhura. Vijon puna për dukumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME