Categories Lajme

Horoskopi 11 Shkurt 2021, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

Përgatituni për një të enjte të mbushur me lodhje dhe punë. Në dashuri parashikohet një ditë e mirë, të cilën duhet ta menaxhoni mirë, pavarësisht lodhjes që do të ndjeni.

Demi

Kjo e enjte parashikohet t’iu sjellë një sërë problemesh në sferën profesionale. Gjatë kësaj dite, shëndeti do ju shkaktojë jo pak shqetësim. Kërkoni ndihmën e njeriut të zemrës, pasi keni nevojë për kujdes.

Binjakët

Po jetoni një miqësi shumë të fortë dhe intensive, ndaj mos e lini t’iu ikë nga duart. Në dashuri, po përjetoni një histori disi të çuditshme. Në vendin e punës situata paraqitet e qetë, ku nuk do të keni asgjë pse të shqetësoheni.

Gaforrja

Në dashuri gjërat nuk ecin mirë, ndaj duhet të gjeni mënyrën si ti përballoni. Një raport që zvarritet ose duhet të përmirësohet, ose të mbyllet përfundimisht. Kjo situatë do të ndikojë edhe në sferën profesionale.

Luani

Edhe pse e enjte, bëni mirë të ngriheni herët dhe ta vazhdoni javën siç duhet. Bëni kujdes ndaj ndonjë investimi të gabuar. Në dashuri, çdo gjë do të ecë më së miri dhe pa asnjë problem.

Virgjëresha

Po jetoni një periudhë disi të komplikuar si në familje, dashuri dhe në punë. Duhet të bëni kujdes, pasi situata mund të përkeqësohet. Tregohuni të matur me hapat tuaj.

Peshorja

Mund t’iu duket e çuditshme, por kjo e enjte do ju sjellë një situatë mjaft të favorshme në punë dhe me kolegët. Në dashuri, organizoni një mbrëmje me njeriun e zemrës dhe të jeni të sigurtë që do të argëtoheni.

Akrepi

Në dashuri do të jetoni një ditë e cila nuk do të jetë nga më të mirat. Kështu që tregojini më shumë vëmendje njeriut të zemrës, pasi mund ta keni lënë pas dore. Në punë, gjithçka shkon më së miri dhe nuk do ketë probleme.

Shigjetari

Puna juaj do ju dhurojë kënaqësi dhe financat do të vijnë duke u përmirësuar. Për ta mbyllur ditën më së miri, organizoni një pasdite të mbushur me blerje. Po ashtu mbrëmjen mund ta kaloni në shoqërinë e njeriut tuaj të zemrës.

Bricjapi

Puna ju ka marrë shumë kohë, ndaj ka ardhur momenti që të merrni një periudhë pushimi, ndoshta një udhëtim disa ditor. Kjo gjë do i bëj mirë edhe shëndetit, për shkak se nuk po kaloni ditë të mira.

Ujori

Jeni në fazë rikuperimi sa i takon sferës profesionale, ku keni kaluar një moment aspak të këndshëm. Në dashuri një person që ishte larguar prej jush po mundohet që t’iu afrohet, vlerësojeni mirë mundësinë.

Peshqit

Në sferën profesionale duhet të tregoheni më të matur! Fatkeqësisht në dashuri, nuk do të jeni shumë romantik dhe kjo gjë do të reflektohet. Mendohuni mirë para se të hidhni hapa të mëtejshëm për zyrtarizimin e lidhjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME