DASHI
Vendimet që do merrni sot do të jenë të drejta dhe të sinqerta. Ju keni disa mendime tepër të qarta, të cilat do e lehtësojnë punën në grup. Sa më shumë të shprehni atë që keni në mendje, aq më shumë mbështetje fizike do të merrni. Do kuptoni se veprimet tuaja janë diplomatike.
DEMI
Cdo ditë lindin gjëra të reja dhe këtë do e vërtetoni sot. Sado që të shihni hartën dhe të herë pyesni për rrugët, do e keni ende të vështirë të vendosni se cilën rrugë do të ndiqni. Të gjitha drejtimet duken të duhurat, prandaj ju nuk doni të humbisni destinacionin për këtë arsye. Kujtoni se ky nuk do të jetë udhëtimi i fundit që do bëni.
BINJAKËT
Veprimet tuaja sot do të jenë të mirëmenduara dhe efektive. Ka një fuqi të madhe në gjendjen tuaj psikologjike, prandaj nuk duhet të hezitoni që ti jepni këshilla të tjerëve për një drejtim që duhet të ndjekin. Ju keni vizion që të shihni gjëra, të cilat të tjerët nuk i vënë re.
GAFORRJA
Kjo do të jetë një ditë plot me të qeshura. Gjërat mund të jenë shumë serioze nesër, prandaj shfrytëzojeni humorin e ditës së sotme para se ti futeni punës. Nëse nuk jeni të lumtur, atëherë mund të përfundoni në një gjendje depresive ndërkohë që të tjerët po festojnë. E keni vetë në dorë se ku doni të jeni.
LUANI
Ndani mendimet tuaja me persona që mund t’ju japin këshilla. Nëse keni nevojë për dicka, mos u përpiqni ta bëni vetë. Pyesni këdo që mund t’ju ndihmojë dhe është i gatshëm t’ju japë një dorë. Gjithcka ju duhet është të lini krenarinë dhe të mësoni nga të tjerët.
VIRGJERESHA
Përpiquni të mos i shihni gjërat me detaje sot. Shijoni cdo gjë që ju ofrohet. Shihni ngjyra dhe forma të cuditshme, të cilat ju japin kënaqësi, jo bezdi. Zakonisht, gjërat që shmangni janë ato që ju mësojnë më shumë.
PESHORJA
Ekziston një lloj energjie që do sjellë ndryshim dramatik në jetën tuaj. Gjërat mund të mos shkojnë mirë nëse nuk i shihni mundësitë që ju ofrohen. Ju mund të keni nevojë të punoni fort. Konsiderojeni këtë si një mundësi që ju përgatit për të ardhmen.
AKREPI
Mendja mund të jetë duke luajtur me ju, kështu që nuk është në interesat tuaja që ti besoni instikteve. Konsideroni metoda të tjera të zgjidhjeve së problemeve. Nëse keni një situatë jo shumë serioze, zgjidhja do vijë shumë shpejtë. Ju nuk duhet të punoni shumë që ti realizoni gjërat. Asgjë nuk bëhet me detyrim.
SHIGJETARI
Sot mund të jetë një nga ato rastet kur mund të thoni se cfarë doni për një situatë të caktuar. Përfitoni nga mundësia që të shprehni mendimin tuaj pasi do merret në konsideratë. Në fund të ditës, mund të përfshiheni në një projekt të madh, të cilin e keni dashur gjithmonë.
BRICJAPI
Ju jeni të prirur të tërhiqeni nga gjërat e gjalla dhe emocionuese sot. Aktivitetet dramatike dhe dinamike janë ato me të cilat do të kënaqeni më shumë. Nëse jeni në një situatë të mërzitshme, mendoni për mënyrat se si mund ta ktheni në humor. Thoni një batutë gjatë bisedës për të parë si reagojnë njerëzit.
UJORI
Ju mund të duhet të ndërmerrni një veprim të madh sot për të mbrojtur pozicionin tuaj. Gjendja juaj psikologjike ka arritur deri në atë pikë sa duhet të mbroni atë pikë. Mund të ndiheni si në ato raste kur djali që i ngacmon të gjithë në shkollë, do t’ju marrë paratë. Mos u dorëzoni pa luftuar. Të tjerët janë po aq të frikësuar ndaj jush sa jeni ju ndaj tyre.
PESHQIT
Sot, mund të përfshiheni në një nga ato situata në të cilat thoni një gjë dhe më pas detyroheni të shmangni të vërtetën ose të gënjeni për të mbrojtur veten. Kini kujdes dhe bëni më të mirën tuaj për të shmangur këtë kurth.