Categories Kuriozitete

Horoskopi 26 tetor 2019

DASHI 

Një vizitor mund të sjellë informacion jo të besueshëm në shtëpinë tuaj. Mos i kushtoni rëndësi asaj që ky person do të thotë. Për sa i përket romancës, pasioni dhe nevoja juaj për intimitet janë gati në të njëjtin nivel. Sot nuk ekzistojnë mundësitë për ndonjë takim romantik, të paktën jo me ndonjë person që ju pëlqen. Nëse do të keni një mundësi të tillë, është më mirë ta shtyni për më vonë.

DEMI

Një letër ose telefonatë pasionante mund të vijë nga një mik i ngushtë ose një partner romantik. Ky person mund të jetë i hutuar ose tepër i rënduar emocionalisht, prandaj tregohuni të sjellshëm. Nëse keni menduar të shkruani diçka, kjo është dita juaj, pasi imagjinata juaj nuk ka kufi. Lërini fjalët të rrjedhin dhe mos u kapni me gramatikën dhe strukturën tani, pasi mund t’i korrigjoni më vonë.

BINJAKËT

Ju mund të keni një talent artistik që nuk e keni kuptuar akoma. Sot mund të ndodhin ngjarje që do t’ju shtyjnë të provoni diçka të re dhe kjo është koha e duhur pasi jeni shumë të frymëzuar. Mos e gjykoni ashpër veten nëse rezultatet nuk përshtaten me pritshmëritë, por merreni veten me të mira. Duhet më shumë eksperiencë përpara se të përshtatni vizionin me aftësitë tuaja.

GAFORRJA 

Pjesëtarët e familjes mund të duan të bëjnë ndryshime në shtëpi, si psh rinovimi i mobiljeve, por ka kundërshtime rreth atyre që ju doni pasi të gjithë do të kenë ide të ndryshme. Kjo nuk është dita e duhur për të bërë plane të tilla sepse nuk mund të bëni ndonjë marrëveshje tani, prandaj do të bënit mirë t’i shtynit këto plane.

LUANI 

Mungesa e komunikimit me një partner romantik mund t’ju bëjë të lexoni poezi dashurie ose histori të këtij lloji.

Është e rëndësishme të largoni keqkuptimet me këtë person special në jetën tuaj, nuk është aq keq sa duket. Fundi i ditës mund të sjellë një pajtim pasionant.

VIRGJERESHA 

Një mik i ngushtë ose një grup me të cilin jeni lidhur mund të ketë probleme me paratë. Mund t’ju kërkojnë ndihmë por kini kujdes. Dyshoni nëse personi ose organizata do të jenë në gjendje të shlyejnë borxhin.

Një qëllim për të cilin keni punuar mund të ndërpritet, prandaj kjo nuk është dita e duhur për ta filluar. Mund të keni mungesë informacioni, prandaj merrni një ditë pushim dhe më pas zgjidheni.

PESHORJA 

Ju i pëlqeni njerëzit por ndonjëherë jeni shumë kritik. Sot do të jetë një ditë e vështirë për tu përshtatur në një grup, pasi dinamika nuk përshtatet me ju. Mundohuni ta kapërceni këtë dhe përpiquni të bëni veten pjesë të grupit pa u shtirur.

AKREPI 

Do t’ju duhet të bëni kërkime rreth çështjeve metafizike dhe shpirtërore për tu qartësuar, pasi jeni konfuzë. Diskutimi me miq mund të jetë i dobishëm, por mos harroni se edhe ata mund të jenë po aq të paqartë sa ju. Një mik mund të jetë i pabesë, prandaj kini kujdes me cilët njerëz ndani informacionet tuaja personale.

SHIGJETARI 

Një lidhje e re do të ndodhë me dikë që e konsideroni si mik. Ndoshta zbuloni një interes të përbashkët ose papritur e shikoni mikun tuaj në një dimension tjetër. Kjo mund të jetë diçka e bukur, por para se të ndërmerrni ndonjë veprim, ju duhet të njihni më shumë personin. Ju mund ta idealizoni atë dhe të mos e gjykoni objektivisht.
BRICJAPI

Diçka e rëndësishme për ju po ndryshon. Ju keni filluar të dyshoni nëse ka një të ardhme në të apo jo. Kjo gjë mund të jetë një marrëdhënie romantike, ose lidhet me karrierën. Sot mendimet tuaja do të jenë konfuze. Ju nuk jeni rehat me një të ardhme të pasigurt. Duhet ta mendoni shumë përpara se të vendosni.

UJORI

Një siklet fizik i paqartë mund t’ju bëjë të ndiheni keq. Ka gjasa të mos jeni vërtet të sëmurë, por jeni të lodhur dhe të stresuar.

Zhgënjimi nga dikush që e keni admiruar mund të jetë në mendjen tuaj. Do të ndiheni më mirë nesër.

PESHQIT

Një takim romantik i shumëpritur do të anulohet, ose do të jetë zhgënjyes, dhe mund të shfaqen dyshime për të ardhmen e kësaj marrëdhënieje. Kjo nuk është dita e duhur për të marrë një vendim final rreth çështjeve me rëndësi, si kjo. Prisni disa ditë për të ndarë mendjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 23 Dhjetor 2024

Dashi Sot priten goxha ndryshime ne jetën tuaj ne çift. Rutina do marre fund dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Dhjetor 2024

Dashi Dita do të nis me pozitivitet dhe nëse jeni çift, do të keni mundësi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 19 Dhjetor 2024

Dashi Marrëdhënia me partnerin nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite madje mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 17 Dhjetor 2024

Dashi Saturni do të ketë ndikim aspak të pëlqyeshëm për të lindurit e kësaj shenje.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi Javor nga data 16 deri 22 Dhjetor 2024: Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

DASHI Një javë plot mundësi për rritje personale dhe reflektime të brendshme hapet para jush.…

LEXO ME SHUME