Categories Kuriozitete

Horoskopi 29 tetor 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

DASHI

Ju mund të ndiheni sikur nuk keni asnjë vend ku mund shkoni. Realiteti është dicka e frikshme për tu përballur dhe e vetmja gjë që nuk doni është të jetë serioze. Ëndrrat janë për ju, por keni frikë të dorëzoheni ndaj tundimit. Kjo mund të jetë për shkak të njerëzve ose vendit ku doni të shkoni.

DEMI

Ju keni shumë vetëbesim. Arrini të përballeni mirë me situatat e vështira dhe nuk lejoni t’ju kapë paniku. Kjo ndjenjë pavarësie dhe vetëbesimi mund të bëjë të tjerët të ndihen të kërcënuar. Kjo është një nga ato ditë kur ndiheni të “pushtetshëm” dhe gati për tu dhënë një dorë të tjerëve.

BINJAKËT

Mund të ndiheni si ndërmjetës midis dy kampeve, ose mund të jeni në një debat që ka nevojë për ndërmjetësim. Problemi i madh është se njëra palë mund të jetë kokëfortë dhe e lidhur me faktet e të vërtetën, ndërsa tjetra është e lidhur me një perspektivë më të gjerë, jo domosdoshmërisht realiste. Është në dorën tuaj se si do e qetësoni situatën.

GAFORRJA

Jini të kujdesshëm që të mos merrni cdo koment në aspektin negativ. Veprimet e të tjerëve mund t’ju dëmtojnë emocionalisht, por nuk duhet. Për aq kohë aq jeni të sinqertë, nuk keni pse shqetësoheni për sjelljet apo fjalët e të tjerëve. Prandaj, kalojeni këtë ditë në qetësi dhe duke mos u dhënë rëndësi detajeve.

LUANI

Mund të keni shumë tension dhe pyesni veten përse askush nuk po i përgjigjet punës së tij. Fatkeqësisht janë të përfshirë njerëz me ego të madhe që e bëjnë më të vështirë situatën. Ju mund të kuptoni se e vetmja gjë që mund të bëni është të qëndroni larg.

VIRGJERESHA

Tensioni mund të lindë mes miqve kur dikush të ndihet si personi i tretë i panevojshëm në grup. Bëni atë që mundeni për të qëndruar në tema në të cilat të gjithë mund të kontribuojnë në mënyrë të barabartë. Qëndrimi i bashkuar është thelbësor. Së bashku jeni aleatë jashtëzakonisht të fuqishëm, ndërsa të ndarë jeni armiqtë më të këqij të njëri-tjetrit.

PESHORJA

Me kalimin e kohës, nevoja për dije botërore dhe zhvillimin e njerëzimit është bërë më e dukshme për ju. Këto çështje do ju dalin para sot, por mos u çuditni nëse duhet të bëni një kontroll tek realiteti. Ëndrrat e tua mund të jenë joreale. Dikush mund të përpiqet të shpërthejë flluskën tuaj, prandaj kini kujdes. Mos e humbni idenë e qëllimeve tuaja.

AKREPI

Vetëm kur ngadalësoni, thjeshtëzoni dhe planifikoni, gjërat fillojnë të punojnë përsëri. Por qëndrimi në një vend pengon shpirtin tuaj krijues. Gjëja e fundit që mendja juaj artistike dëshiron të bëjë është të ngadalësojë. Zgjidhja e këtij konflikti të brendshëm mund të jetë e vështirë, por e mundur. Këto dy anë janë në të njëjtin ekip, jo kundërshtarë. Me pak punë, cdo gjë arrihet.

SHIGJETARI

Dëshira juaj për të luajtur mund t’ju fusë në telashe. Ky lloj qëndrimi mund të dalë kundër dikujt që po përpiqet të qëndrojë në detyrë dhe t’i marrë gjërat seriozisht. Mund të jetë e vështirë për ju të mësoni se sa larg mund ta shtyni një situatë të tillë. Ju mund të dëshironi të detyroni personin tjetër të bashkohet me arratisjet tuaja, por gjithashtu shihni nevojën që të qetësoheni dhe të merrni punën më seriozisht.

BRICJAPI

Veglat dhe pajisjet e reja që supozohet se e bëjnë më të lehtë përmbushjen e detyrave të caktuara mund të shkaktojnë më shumë punë dhe konfuzion. Ju jeni një tifoz i madh për ti bërë gjërat në mënyrën e vjetër. Edhe pse njerëzit mund të qeshin me ju, ju prireni të insistoni që mënyra e vjetër është mënyra më e mirë. Merrni kohën tuaj për të përfunduar punët dhe detyrat sot.

UJORI

Jini të kujdesshëm nëse doni të bëni sarkazëm. Disa njerëz mund ti marrin komentet shumë seriozisht. Jo të gjithë e kuptojnë humorin tuaj, gjë që mund të shkaktojë keqkuptime. Mundohuni të shmangni këtë dëshirë për sot dhe thoni vetëm të vërtetën. Do të ndiheni më mirë kështu.

PESHQIT

Kohët e fundit, ndoshta keni pikturuar një pamje të rremë të vetvetes. Në përpjekje për të mbuluar pasigurinë tuaj, ju mund të mos keni shprehur se si ndiheni me disa njerëz. Kur shikoni një pasqyrë, mund të zbuloni se personi që shihni është mjaft i ndryshëm nga personi që njerëzit e tjerë shohin. Ky konflikt me veten mund t’ju përballë me situata të pakëndshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 23 Dhjetor 2024

Dashi Sot priten goxha ndryshime ne jetën tuaj ne çift. Rutina do marre fund dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Dhjetor 2024

Dashi Dita do të nis me pozitivitet dhe nëse jeni çift, do të keni mundësi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 19 Dhjetor 2024

Dashi Marrëdhënia me partnerin nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite madje mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 17 Dhjetor 2024

Dashi Saturni do të ketë ndikim aspak të pëlqyeshëm për të lindurit e kësaj shenje.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi Javor nga data 16 deri 22 Dhjetor 2024: Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

DASHI Një javë plot mundësi për rritje personale dhe reflektime të brendshme hapet para jush.…

LEXO ME SHUME