Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor, e diel 26 shtator 2021

Dashi

Kjo ditë do të vërë në diskutim aspekte të ndryshme të jetës suaj, mes tyre edhe raportin në çift i cili duket se nuk ju kënaq më. Mundohuni që të shmangni sa më shumë të mundeni, vendimet e marra të shtyrë nga impulsi.

Demi

Përfitoni nga kjo ditë për të shkarkuar stresin e shkaktuar nga ngarkesa e madhe në punë gjatë periudhës së fundit. Në fushën e ndjenjave, do të rigjeni një miqësi të cilën e kishit shkëputur prej kohësh.

Binjakët

 

Në këtë të diel do e ndjeni veten të mbushur me energji dhe vitalitet, të cilat do t’ju shtyjnë drejt objektivave që i keni përzemër. Në raportin në çift do të ketë lëkundje, për shkak të mungesës së besimit.

Gaforrja

Kjo ditë do i dedikohet një shëtitje në një vend të këndshëm nën shoqërinë e partnerit dhe të miqve të cilët i keni më shumë për zemër. Do të argëtoheni pa fund. Përfitoni edhe për t’u marrë me aktivitet fizik.

Luani

Gjatë kësaj dite duhet të hiqni dorë nga pushimi për shkak të një angazhimi të cilin nuk e kishit parashikuar dhe që duhet ta mbyllni brenda ditës. Në dashuri, ende nuk e keni gjetur shpirtin tuaj binjak.

Virgjëresha

Përqendrohuni vetëm tek vetja juaj dhe për nevojat që keni gjatë kësaj të diele. Në fushën e ndjenjave, personi që pëlqeni, do të tregoj interes të madh ndaj jush.

Peshorja

Dita falë ndikimit pozitiv të Marsit në shenjën tuaj, do të ecë më së miri dhe do të favorizojë relaksim. Në dashuri përgatituni për një të papritur që do ju dhurojë kënaqësi.

Akrepi

Kjo ditë do i dedikohet vetes tuaj, aktivitetit fizik dhe kujdesit ndaj trupit. Gjithashtu bëni kujdes me regjimin ushqimor që ndiqni. Këshillohen aktivitete që ju relaksojnë, pse jo qëndrimi shtrirë duke lexuar një libër.

Shigjetari

E diela do i dedikohet e gjitha raportit tuaj në çift, i cili është lënë pas dore për një periudhë të gjatë. Do të rigjeni një harmoni dhe intimitet të paparë, të cilat do ju çojnë në qiellin e shtatë.

Bricjapi

Gjatë kësaj të diele do të arrini më në fund të lini të gjithë angazhimet dhe problematikat pas krahëve. Në dashuri do të gjeni mënyrën për t’i dhënë jetë një raporti disi të zbehtë.

Ujori

Do të arrini më në fund t’u dedikoheni gjithë atyre angazhimeve që i kishit lënë pas dore. Në fushën e ndjenjave, do të mendoni vetëm si të zbaviteni duke larguar nga koka çdo mendim.

Peshqit

Në këtë fundjavë, do të gjeni mënyrën për të rigjetur një person me të cilin jeni konfliktuar më herët dhe do të gjeni mënyrën për të sqaruar çdo gjë. Një surprizë në dashuri do ju dhurojë një lumturi të madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME