Categories Kuriozitete

Horoskopi javor nga 16 deri më 23 korrik 2023

Të nderuar lexues, ky është horoskopi i Paolo Fox për ditën e diel 16 korrik 2023. E diela është në prag, duke mbyllur kështu një tjetër fundjavë të muajit korrik. Jeni gati të ktheheni në punë apo tashmë jeni me pushime?

Cilat do të jenë shenjat më me fat dhe më pak fat të zodiakut këtë të diel? Le t’i zbulojmë së bashku parashikimet e astrologut tonë të dashur Paolo Fox, të nxjerra direkt nga revista DipiùTv, përkthyer nga noa.al:

Horoskopi i Paolo Fox Dashi

Për shkak të Hënës disonante mund të keni disa keqkuptime të vogla me një person që tashmë është pjesë e së shkuarës suaj. Nëse këtë të shtunë jeni ndjerë pak i mërzitur, përpiquni të gjeni qetësinë e duhur sot (e diel). Në punë nëse keni nevojë të thelloni një lloj projekti, do të jetë më mirë ta shtyni për të premten. Në mbrëmje do të keni një rënie të lehtë.

Horoskopi i Paolo Fox Demi

Hëna është e favorshme, por ata që synojnë të jetojnë bashkë ose të martohen do të duhet ta shtyjnë. Historitë e porsalindura premtojnë më pak, por ju gjithmonë mund t’i përjetoni ato si argëtim në një mënyrë të lehtë. Në punë, nëse duhet të merreni me një mosmarrëveshje, është më mirë t’i shtyni diskutimet sepse do të zgjasin shumë. Në këtë periudhë jeni shumë argumentues dhe është sikur po luftoni kundër dikujt. Në mbrëmje mund të keni probleme me fytin.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët

Hëna është në shenjën tuaj dhe do të sjellë një vitalitet të këndshëm, por është gjithmonë më mirë të shmangni mosmarrëveshjet. Këtë të diel nuk është aspak e lehtë të kuptosh se çfarë ke në kokë. Kushtojini vëmendje ofertave që do të merrni në punë, por jo gjithçka është ashtu siç duket. Mundohuni të bëni diçka relaksuese, duhet të argëtoheni. Me shëndetin mos e teproni, shpina është pika juaj e dobët.

Horoskopi Paolo Fox Gaforrja

Kjo e diel 16 ju fton për dashuri dhe do të përjetoni emocione shumë pozitive. Çiftet që sapo kanë nisur bashkëjetesën janë të shqetësuar për problemet ekonomike. Në punë pritet një ditë interesante, së fundmi nuk ka qenë shumë e lehtë për të menaxhuar disa gjëra, madje së fundi ka pasur disa dyshime, por tani mund të bëni një rikuperim të madh. Në fund të ditës do jeni paksa të tensionuar.

Horoskopi i Paolo Fox Luani

Kujdes, mund të bëni disa zgjedhje shumë të rëndësishme. Duket sikur ju pëlqen pak nga gjithçka këto ditë, plus dhe faktin që yjet janë në anën tuaj. Në punë, përmbaheni tani, sepse së shpejti mund të merrni lajme të mira. Hani më lehtë dhe ushtrohuni më shumë.

Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha

Në këtë ditë të diel marrëdhëniet jozyrtare do të përjetojnë momente tensioni për shkak të shumë diskutimeve. Megjithatë do të shihni që sinqeriteti do të shpërblehet. Në punë, para se të pranoni një propozim të ri, vlerësoni gjithçka me kujdes. Mundohuni të mos lodheni shumë gjatë mbrëmjes.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja

Keni vendosur të vazhdoni një histori të rastësishme për argëtim dhe jo për diçka më shumë. Nëse keni probleme me partnerin/en prej një kohe të gjatë, ekziston rreziku që të mendoni për një lidhje jashtëmartesore. Nëse keni biznesin tuaj, nevojitet një ndryshim, jeni shumë të mërzitur për problemet burokratike. Do të keni një mbrëmje joshëse.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi

Këtë të diel është më mirë të shtyni një takim të rëndësishëm për të hënën. Dikush mund të dashurohet papritur duke tradhtuar natyrën e shenjës tuaj që është gjithmonë e kujdesshme. Jini të kujdesshëm, sepse duke lënë të sigurtën për të pasigurt mund të jetë një zgjedhje e gabuar. Në punë, dikush do të dëshirojë të ndryshojë një projekt dhe të tjerët do të jenë të detyruar ta ndjekin. Kjo fundjavë është me të vërtetë shumë interesante.

Horoskopi i Paolo Fox Shigjetari

Këtë të diel në mëngjes do të keni disa shqetësime të vogla për t’i mbajtur nën kontroll, por pasdite gjërat do të jenë më mirë. Marrëdhëniet familjare kanë nevojë për më shumë qetësi. Në punë do të përjetoni një moment ngërçi, por të hënën gjërat do të përmirësohen. Jeni shumë të lodhur, duhet të përpiqeni të pushoni.

Horoskopi i Paolo Fox Bricjapi

Ka diçka që nuk shkon dhe ju duket se jeni si të ngecur në grep. Ju jeni shumë realist, duhet të argëtoheni dhe pak fantazi herë pas here nuk do të dëmtonte. Do të shihni që pas pak ditësh do të mund t’i shihni gjërat ndryshe në punë dhe nga e marta do të ketë një rikuperim të përgjithshëm. Mundohuni të mos e mbingarkoni veten.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori

Ky qiell ushqen dëshirën për të bërë njohje të reja dhe beqarët tani për tani mund të jetojnë një marrëdhënie kalimtare. Pasditja e kësaj të diele do të jetë më e mirë se mëngjesi. Në vendin e punës, nëse keni të bëni me dikë që nuk ju pëlqen, mund të vendosni të ndryshoni gjërat, deri dhe punën. Mirë janë gjërat për shëndetin tuaj, ndiheni shumë më mirë.

Horoskopi i Paolo Fox Peshqit

Këtë mëngjes të diele 16 do të jeni shumë të pavendosur, por pasdite do të kthehet një gjallëri e mirë. Nëse keni kaluar një ndarje, është e kotë të mendoni përsëri për të, përveçse nëse ka çështje ligjore të pazgjidhura. Në punë do ju mungojë forca dhe shkathtësia për të bërë gjithçka që kishit në mendje. Ndiheni shumë të shqetësuar, duhet të rikuperoni pak energji psikofizike. /noa.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 30 Maj 2024

Dashi Sot është një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Shfrytëzojeni pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

ZBULIMI/ Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin e piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mendojnë se kanë zgjidhur misterin e mënyrës se si 31 piramida, përfshirë kompleksin e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 19 Maj 2024

Dashi Dite shume e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Maj 2024

Dashi Këtë ditë duhet të mendoni që të ndryshoni garderobën tuaj: rrobat që nuk i…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 Maj 2024

Dashi Asgjë për t’u veçuar gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Merrini gjerat…

LEXO ME SHUME