Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 11 Prill 2024

Dashi

Do e përballoni këtë ditë me shumë qetësi, sidomos nëse në dashuri po mundoheni të rindizni pasionin. Rigjetja e ekuilibrit do të jetë shumë e lehtë, por vetëm nëse do dini të limitoni disa tensione. Në vendin e punës parashikohen konflikte të vogla.

Demi

Kjo është një periudhë mjaft aktive, ku do të jeni gjithmonë gati për të jetuar aventura të reja. Kjo gjë do ju lejojë që të bëni njohje të reja dhe të nxirrni përfitime në vendin e punës prej tyre. Favorizohen bashkëpunimet e reja.

Binjakët

Parashikohet një ditë të cilën duhet ta përballoni me qetësinë e duhur, pasi së fundmi jeni lodhur shumë dhe rrezikoni që tensionet ti përcillni në familje ose te partneri/ja. Ky është një moment mjaft i favorshëm për të mbyllur disa marrëveshje.

Gaforrja

Duhet ti shfaqni hapur ndjenjat tuaja, për shkak se së fundmi i keni lënë mënjanë prej punës dhe për këtë arsye partneri/ja mund t’iu duket disi i tërhequr dhe i largët. Këshillohet që të jeni më të ngrohtë dhe romantik.

Luani

Do të keni një dyluftim të brendshëm i cili do ju bëjë më nervoz dhe të tensionuar se zakonisht. Këshillohet që ti kushtoni më shumë kujdes mënyrës tuaj të të shprehurit, sidomos ndaj personave që ju duan. Do të merrni përgjigje të mira në vendin e punës.

Virgjëresha

Kjo e enjte do ju gjejë të dembelosur dhe pa vullnet për të bërë gjërat që iu janë ngarkuar. Me ardhjen e verës ndjeni nevojën për të pushuar dhe për t’u shkëputur totalisht nga tensionet dhe konfliktet në vendin e punës. Duhet të jeni të fokusuar në projektet më urgjente si dhe organizoni një udhëtim të vogël romantik.

Peshorja

Mundohuni që të mos i tërhiqni problemet tuaja personale në vendin e punës. Kjo për shkak se është shumë e rëndësishme që të përqendroheni në realizimin e një marrëveshje vendimtare që ka të bëjë me një projekt të rëndësishëm.

Akrepi

Parashikohet një ditë e cila do sjellë konfirmime të rëndësishme në vendin e punës, por edhe në dashuri. Ky është një moment i rëndësishëm për të rigjetur sigurinë dhe stabilitetin emocional. Këshillohet që të jeni më spontan dhe të drejtpërdrejtë.

Shigjetari

Ka disa dyshime të cilat iu mundojnë, sidomos në dashuri. Po pendoheni për një zgjedhje që keni bërë nxitimthi, por mos u dekurajoni, ky është një moment mjaft i mirë për të rregulluar gjithçka. Në vendin e punës, nuk do të shfaqni kapacitetin tuaj maksimal.

Bricjapi

Mos u lodhni shumë, për shkak se kur jeni të lodhur prireni të merrni vendime pa u menduar thellë. Komplikime të vogla mund të marrin shumë kohë nga e juaja, të cilën e kishit planifikuar ta kalonit me familjen.

Ujori

Mos u përfshini në nisma shumë të rrezikshme për gjendjen tuaj ekonomike. Kjo për shkak se edhe hutimet më të vogla mund të rezultojnë fatale, për të gjitha sforcimet që keni bërë deri tani. Në dashuri, duhet të jeni të parët që të kërkoni një ballafaqim me partnerin/en.

Peshqit

Do të keni mundësi të shumta për të riparë disa propozime që keni marrë së fundmi. Për rrjedhojë do të bëni disa ndryshime të rëndësishme për karrierën tuaj profesionale. Në dashuri do të jeni mjaft energjik dhe të gjallë. Ky është një moment shumë i mirë për të nisur planet për udhëtime apo bashkëjetesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME