Një hotel i ri ka hapur dyert në Majorca. Në të nuk lejohet të qëndrojë asnjë burrë. Hoteli Som Dona në Porto Cristo është ekskluzivisht për gratë e moshës 14 vjeç e telartë, të cilat ‘po kërkojnë të shkëputen nga stresi i jetës së përditshme’, transmeton lajmi.net.
Prona ka në posedim 39 dhoma, si dhe një pishinë, një tarracë në çati, restorant dhe një qendër që ofron masazh dhe trajtime bukurie. Hoteli është i pari që bën ndasi gjinore në Spanjë. Qëndrimet në të fillojnë nga 85 euro për natë.
Joan Enric Capellá, Drejtori i Përgjithshëm i Som Hotels, thotë se Som Dona është një ‘projekt inovativ që do të ndihmojë në mbajtjen e Majorkës ballë përballë tendencave të turizmit’.








