Categories Lajme

Hoti e merr detyrën nesër në orën 9:00

Avdullah Hoti nesër do ta marrë zyrtarisht detyrën e Kryeministrit. Ceremonia e marrjes së detyrës do të bëhet të enjten në orën 09:00. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra për informim e kryeministrit, ndërkaq nuk është bërë e ditur nëse ish-kryeministri Albin Kurti do të jetë present në ceremoni

“Njoftohen përfaqësuesit e medieve se ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti, do të mbahet nesër (E enjte, 04 qershor 2020) me fillim në ora 09:00”, thuhet në njoftimimin e zyrës së Kryeministrit.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës sot është zgjedhur kryeministër i vendit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim. Hoti u zgjodh kryeministër sot, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, ku u votua mocioni i mosbesimit iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME