Categories Covid-19, Lajme

Humb betejën me COVID-19 bashkëshortja e Adem Demaçit, simbolit të rezistencës kombëtare

Bashkëshortja e veprimtarit Adem Demaçit, Xhemajlije Hoxha Demaçi ka humbur betejën me koronavirusin në moshën 79-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i saj, Shqiptar Demaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’. “Ju njoftojmë se nëna, vjehrra e gjyshja – Xhemajlije Hoxha Demaçi ndërroi jetë sot pasdite nga pasojat e Covid 19. Varrimi bëhet nesër në ora 12:30 në varrezat e Lagjes Arbëria (ish -Dragodani) nga rrethi i saj familjar. Të pame nuk do të organizohet për shkak të pandemisë”, -ka shkruar ai.

Përgjatë kohës sa Demaçi mbante burg, regjimi jugosllav e kishte larguar nga puna gruan e tij, Havën, në Prilluzhë të Vushtrrisë ku punonte si mësuese, duke e kthyer më vonë si pastruese në të njëjtën shkollë. Duke i ndjerë edhe vuajtjet e bashkëshortes, Demaçi i shkroi letër Xhemajlies.

“I shkrova letër Xhemajlies ku kërkova të iniciojë kërkesën për shthurje të bashkëshortësisë. Xhemajlia fillimisht refuzoi prerazi. Më vonë u detyrua ta pranojë që ta sigurojë ekzistencën për vete dhe fëmijët. Menjëherë Xhemajlia u kthye në vendin e punës nga pastruese në mësuese. Unë u ndjeva shpirtërisht i lehtësuar”, kishte thënë Demaçi në librin e Fahrudin Radonqiq “10 mijë ditë në burg”.  Pas ndarjes dhe martesës me gruan e dytë, Demaçi ishte ri-bashkuar me Xhemajlien, me të cilën jetuan bashkë deri sa vdiq. Kujtojmë se Adem Demacci, simboli i rezistencës kombëtare, ndërroi jetë në 26 korrik të 2018-ës, në moshën 82-vjeçare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se kthyen magazinën në “shtëpi bari”, arrestohet pronari dhe drejtori i OSHEE në Peqin

Pronari i një magazinë që përdorej për kultivimin e drogës është arrestuar së bashku me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babai plagos të bijën dhe vret veten/ Vajza në prag divorci, çfarë e shkaktoi tragjedinë në Lushnje

Lushnja u trondit ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë kur babai Behar Musaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tre vëllezër në banesë, kush ishte “shënjestër” e tritolit në Fushë Krujë?

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse që u regjistruar mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krimi i rëndë/ Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) të shtunën në Vlorë

Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, shoferja në gjendje kritike

Një aksidenti i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Kuç-Qeparo. Mësohet se një…

LEXO ME SHUME