Një mësues në qytetin e Fierit ka humbur betejën me Covid-19 pasditen e kësaj të marte. Gramoz Abedinaj, 60 vjec mësohet se ka humbur jetën pas një beteje intensive me sëmundjen.
Lajmin e bëjnë të ditur miq e familjarë të tij të cilët i kanë kushtuar mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot për 8 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
