Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit. Një grua nga Shqipëria ka humbur kontrollin e makinës së saj dhe ka dalë nga rruga ndërsa në mjet ndodhej edhe foshnja e saj.
Si pasojë e aksidentit të ndodhur pas mesnatës foshnja ka humbur jetën, ndërsa e ëma ka mundur që të mbijetojë pavarësisht lëndimeve. Grupi hetimor ka kryer hetimet në vendngjarja për të mësuar se kush e ka shkaktuar aksidentin në Malësi.
