Categories Bota, Showbiz

Humb jetën manjati i ‘perandorisë’ së hoteleve të famshme Hilton

Pronari i hoteleve ‘Hilton’ dhe filantropi i njohur Barron Hilton është ndarë nga jeta këtë javë në shtëpinë e tij në Los Angeles. 91-vjeçari vdiq për shkaqe natyrore, konfirmoi Fondacioni Conrad N. Hilton. Djali i tij, Steven M. Hilton, kryetar i bordit në fondacionin Hilton, tha se familja po vajton për humbjen e një njeriu të shquar.

“Babi im ishte një bashkëshort i mrekullueshëm për nënën tonë, Marilyn, një model për 8 fëmijët e tij, një mik besnik dhe bujar, biznesmen vizionar  e sportist i apasionuar. Ai jetoi një jetë me aventura të mëdha dhe arritje të jashtëzakonshme,”-tha ai.

Ndërkohë mbesa e tij, Paris Hilton u shpreh: “Jam e pikëlluar nga humbja e gjyshit. Ishte një legjendë, vizionar, i shkëlqyer, i pashëm dhe i sjellshëm.” Në vitin 2007, CNN raportoi se Barron Hilton do ti kalonte 1.2 miliardë dollarë nga shitja e Hilton Hotels Corp, jo pasardhësve të tij, por në fondacionin bamirës.

Ai lindi në Dallas më 23 tetor 1927 dhe u transferua me babain e tij Conrad N. Hilton, në Los Angeles në 1937. Atje nisi karrierën duke parkuar makinat e klientëve në hotele. Po më vonë ndërtoi perandorinë e tij të hoteleve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME