Teksa ka humbur kontrollin e biçikletës një 15-vjeçar është aksidentuar sot edhe është përplasur fort me trafikndarësen. Aksidenti ka ndodhur në Sauk dhe sipas policisë, i lënduar ka mbetur shtetasi i mitur me iniciale K.M., 15 vjeç.Si pasojë e përplasjes është dëmtuar, dhe është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 09.06.2020, në Sauk, shtetasi i mitur me iniciale K.M., 15 vjeç, duke qarkulluar me biçikletë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar, dhe është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje
Categories
Lajme
Humb kontrollin e biçikletës, 15 vjeçari plaset me trafikndarësen
