Categories Lajme

Humb në rrethana misterioze ish-shef i policisë së Ulqinit! Humbi kontaktet në kufirin Shqipëri-Mali i Zi

Ka humbur në rrethana misterioze që prej 27 majit ish-drejtori i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç. Mësohet se humbja e tij ka ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç. Ai mësohet se kohët e fundit ka punuar në sektorin e anti-trafikut në Policinë Kufitare të Malit të Zi.

Humbja e tij ka ngritur në këmbë policinë shqiptare, ku mësohet se në bashkëpunim kanë qenë duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në të dyja anët e kufirit.

Rudolf Elezoviç kohët e fundit rezulton të ketë kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi disa herë, në bazë edhe të marrëveshjes dypalëshe.

Mësohet se kontaktin e fundit ai e ka pasur me një të afërm të tij, mbrëmjen e 27 majit dhe se ka pritur që në afërsi të zonës së Pentarit, në lumin Buna, një person të vijë dhe ta marrë, që ta transportojë me varkë në anën tjetër të Malit të Zi. Që nga ai moment, polici rezulton të ketë humbur çdo kontakt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME