Categories Lajme

Humbën jetën dy vëllezërit kosovarë, hoteli u ndërtua pa projekt konstruksioni

Ndërtimi i hotel ‘Tropical’ në Durrës, ku humbën jetën dy vëllezërit kosovarë, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, ishte pa studim gjeologjiko-sizmik. Detajet tronditëse të përmasave të një skandali dalin në dritë nga dosja hetimore e prokurorisë së Durrësit, çështje që solli lëshimin e 17 urdhër-ndalimeve për zyrtarë dhe ish-zyrtarë (ndërtues, arkitekt, kolaudues).

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘News24’ dosjen e plotë ku thuhet se ndërtimi i “Tropical” ishte pa projekt konstruksioni dhe pa mbikëqyrje. “BalkanWeb” mëson se në dosje thuhet se pas legalizimit në këtë hotel është bërë 1 kat shtesë.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE

Avdulla Osmani ka ndërtuar Hotel “Tropikal”, objekt i cili është ndërtuar dhe ka shërbyer si banese, shërbime hotelerie si dhe aktivitete tregtar kati i pare, te regjistruar ne emrin e subjektit “Dule Shpk”. Si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, nga shembja e kësaj godine kanë gjetur vdekjen dy shtetas kosovar, vëllezërit Shemsedin dhe Isan Abazi, si dhe jane plagosur pronari Avdulla Osmani dhe bashkëshortja se tij, te cilët aktualisht janë në Spitalin e Traumës. Ndërtimi është realizuar pa studim gjeologjiko-sizmik, pa projekt konstruksioni dhe objekti ne tërësi, pa mbikëqyrje punimesh, pa zbatim te ndonjë projekti konkret te punimeve dhe me materiale ndërtimi te pa njohura lidhur me cilësinë e tyre, por per efekte te marrjes se lejes se ndërtimit dhe legalizimit, projekti është bere mbas realizimit te ndërtimit dhe per te përfituar nga kjo hapësire ligjore është siguruar ne dosje nje vërtetim sikur ndërtimi është bere ne vitin 1994 ndërsa per efekt te legalizimit jane mbajtur akte ne vitin 2005 dhe 2006, shkruan ‘BalkanWeb’.

Ne dosje thuhet se akti i kolaudimit është i vetëm nga ana sipërfaqësore, i cili është i domosdoshëm per aplikimin e investitorit për të marrë lejen dhe jo për kolaudimin e objektit me imtësi lidhur me qëndrueshmërinë. Nga ana e ndërtuesit ka ndërtuar pa leje objektin, duke shfrytëzuar hapësirën ligjore e ka legalizuar godinen dhe me pas ka kryer ndërtim shtese për te cilin ka aplikuar për leje per nje kat shtese, i cili nuk është legalizuar.

Veprimet e mësipërme te kryera prej shtetasit Avdulla Osmani lidhur me mosrespektimin e normave ligjore ne fushën e ndërtimit, të kryer me dashjen e tij atë te ndërtimit, krijimit te një pasurie e cila nuk i plotësonte kushtet teknike te qëndrueshmërisë. Avdulla Osmani dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME