Categories Lajme

Humbën jetën nga i ftohti, aktorja e famshme gjen prindërit pa jetë në shtëpi

Prindërit e yllit të serialit “The Walking Dead”, Alicia Witt janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Massachusetts të SHBA-së. Siç raporton Associated Press, aktorja nuk kishte kontaktuar me prindërit për disa ditë, ashtu që u kishte kërkuar disa të afërmve t’u shkonin për vizitë.

“Për fat të keq, rezultati ishte i paimagjinueshëm. Po kërkoj pakëz privatësi për momentin për të vajtuar dhe për të mësuar të përballem me këtë ndodhi dhe humbje të pabesueshme”, ka deklaruar Witt për People.

Sipas mediave të huaja, policia ka thënë se kishte marrë njoftim se prindërit e Alicias kanë pasur problem me ngrohjen dhe se kanë përdorur një ngrohëse për shtëpinë e tyre të vjetërsuar, ndërsa nuk ka pasur shenja dhune dhe as prezencë të monoksidit të karbonit.

Kujtojmë se Hipotermia  ndodh kur trupi e humb nxehtësinë më shpejt se sa mund të prodhojë nxehtësi, duke shkaktuar një temperaturë të ulët të trupit. Temperatura normale e trupit është rreth 37°C.

Hipotermia ndodh kur temperatura e trupit bie nën 35°C. Me rënien e temperaturës trupore, zemra, sistemi nervor dhe organet e tjera, nuk mund të funksionojnë normalisht. Nëse nuk trajtohet, hipotermia mund të çojë në dështim të plotë të zemrës dhe sistemit të frymëmarrjes dhe përfundimisht në vdekje. Sipas hetuesve,hipotermia e shkaktuar nga ekspozimi i gjatë ndaj të ftohtit mund të ketë luajtur rol në vdekjen e Robert Witt 87 vjeç dhe Diane Witt 75 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME