Categories Lajme

Humbi $7000 në tregun e aksioneve, Kinezi hidhet në furrnaltën e çelikut

Së fundmi janë publikuar momentet kur një punonjës i dëshpëruar uzine është hedhur në furrnaltën 900C ku punonte, pasi kishte humbur rreth 7000 dollarë në lojrat e tregut të aksioneve. Mediat kineze thonin se 34 vjeçari Wang Long, ishte zhdukur pa asnjë gjurmë gjatë turnit të natës në uzinën e çelikut ku punonte, para se pamjet e kamerave të sigurisë të zbulonin fatin e tij të zymtë.

Në pamjet të publikuara nga disa media, punonjësi i vjetër i fabrikës shihet që shikon poshtë në furrnaltë gjatë operacionit të shkrirjes, para se të heqë helmetën e tij dhe të hidhet në lëngun e përvëluar.

Kompania punësuese Baogang, tha se dyshonte se v dekja e tij ka lidhje me “humbje të mëdha” apo se “nuk paguante dot borxhet e rënda”. Wang Long punonte prej më shumë se një dekade për kompaninë e çelikut. Grupi Baogang kishte nisur menjëherë kërkimet për të pas zhdukjes, por gjurmët u zbuluan vetëm prej kamerave të sigurisë. Në pamjet e rënda shihet që Wang Long qëndron në anë të furrnaltës, para se të heqë helmetën e tij e dorezat, t’i vërë ato përtokë dhe të hidhet në çelikun e shkrirë.

Sipas kolegëve punonjësi që nuk përzihej shumë me të tjerët, ishte i pamartuar dhe kishte nisur të luante ose siç pretendohet “të investonte” në tregun e aksioneve.

Wang Long besohet se kishte humbur rreth 60,000 huan – rreth 7000 dollarë – në ditën kur indeksi i aksioneve financiare ra në më të ulëtën e tre muajve. Loja në tregun e aksioneve është një plagë relativisht e re shoqërore pasi promovohet nga kompanitë si “investim”, kur në fakt nuk ka shumë ndryshime me bixhozin tradicional. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME