Categories Lajme

Humbi gruan e 2 fëmijët, flet kryefamiljari: S’e di më si jam! 22-vjeçarja nuse për në banesën e fundit

BULQIZE- Ditën e djeshme, Fatjoni duhej të kishte hapur derën e shtëpisë për të shkuar në shkollë ku vazhdonte klasën e tetë. Mungesa e tij vuri në lëvizje të afërmit e familjes Tola, fqinj në fshatin Ostren të Bulqizës, duke trokitur në familjen e Ylberit. Por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Kunata e shtëpisë, ka kërkuar ndihmën e fqinjëve të tjerë, ku pasi kanë hapur derën me forcë, kanë mbetur të sh tangur.

Rajmonda dhe dy fëmijët e saj, Fatjoni 14-vjeçar dhe Rudina 22 vjeç, e cila këtë shtator do të martohej, ishin të pajetë! Në mesin e kësaj dh imbje të papërshkrueshme, sytë e shpresës u kthyen nga vajza tjetër e shtëpisë, Merita, 16-vjeçare, e cila kishte shenja jete. Për kryefamiljarin Ylber Tola, i cili ishte në Greqi si emigrant ku bënte punë sezonale vajtje-ardhje, telefonata e djeshme nga të afërmit, do të ishte më tr agjikja në jetën e tij. Ai mori lajmin se bashkëshortja e dy fëmijët humbën jetën mbi dyshimet se janë asf iskuar nga tymi i sobës me dru me të cilën ngroheshin, ndërsa mrekullisht, Merita e kaloi rr ezikun për jetën pas ndihmës mjekësore që mori në Spitalin e Tr aumës në Tiranë.

Kthimi në atdhe nuk ishte aspak i lehtë për Ylberin. Do duhet të japë lamtumirën më të hidhur. Thotë se nuk e di më se çfarë ndjen, përveç boshllëkut të pazëvendësueshëm që i lë humbja e njerëzve të zemrës. Megjithatë, atij i mbetet të bëhet i fortë, për vazjën tjetër që ia hodhi kësaj tra gjedie, por edhe për vajzën më të madhe, e cila është e martuar.

Mbi të gjitha për 16-vjeçaren, e cila ende nuk e ka mësuar se nëna, motra dhe vëllai i saj i vogël nuk mundën të mbijetojnë brenda të njëjtave mure prej nga ajo doli e gjallë. Me gjithë mallin për fëmijët dhe lodhjen nga puna në një shtet të huaj, nuk ndihet fajtor që ka qëndruar larg familjes, pasi nëse nuk do të kishte punuar në emigrim, siç Ylberi thotë – “asgjë nuk do të kishim bërë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME