Categories Lajme

Humbi jetën e moshuara/ Aksidentoi ambulancën, ja masa që dha gjykata për drejtuesin rus të trajlerit

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë sot masën e arrestit për drejtuesin e trajlerit, shtetasin rus, Zako Brajeviç, 50-vjeç, i cili u cilësua fajtor për përplasjen me ambulancën që po transportonte një të sëmurë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Otllak” dhe si pasojë e aksidentit të rëndë u plagosën: drejtuesi i ambulancës Arben Merko, 58-vjeç; infermieri Aleksandër Kati, 54-vjeç; e sëmura Llambrini Ashani, 82-vjeçe dhe familjarët e saj N.Ashani 52-vjeçe dhe A.Ashani 56-vjeç. Të plagosurit ndodheshin të gjithë brenda ambulancës, q? humbi kontrrollin pas përplasjes dhe doli nga rruga duke përfunduar në kanal. 82-vjeçarja Llambrini Ashani nuk mundi t’u shpëtojë dot plagëve të marra dhe gjeti vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë edhe infermieri Aleksandër Kati, 54-vjeç. Edhe pse pas ekzaminimit paraprak të vendngjarjes u dyshua se shkak për aksidentit ishte bërë shpejtësia e madhe me të cilën po qarkullonte ambulanca në këtë aks, pas ekzaminimit të provave në vendngjarje dhe qartësimit të dinamikës së askidentit, rezultoi se trajleri që po futej në një pulari i kishte prerë rrugën ambulancës dhe policia arrestoi në mbrëmje 54-vjeçarin rus, Zako Brajeviç. Shtetasi rus u përball sot me togat e zeza në Gjykatën e Beratit, për t’u njohur me masën e arrestit. Gjyqtari Durim Hasa, në bazë të provave të grumbulluara e ka cilësuar të vlefshëm arrestimin e tij dhe ka dhënë masën e sigurisë “Garanci Pasurore” me vlerën 10 milionë lekë, me kusht “detyrimin paraqitje” brenda një muaji në Prokurorinë Berat. Sipas gjyqtarit Durim Hasa, në rast të shkeljes së garancisë pasurore, shtetasi rus rrezikon burgun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME