Categories Lajme

Humbi jetën në lule të rinisë 21-vjeçari nga Vlora dhe greku/Familjarët : “Ai e donte shumë motorin, ia kishim marrë çelësat por …

Një aksident tragjik me motor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Polydroso, Greqi, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 21-vjeçar nga VLORA dhe një 17-vjeçar grek.

Ambulanca mbërriti me urgjencë në vendngjarje, por fatkeqësisht i riu shqiptar kishte ndërruar jetë në vend, ndërsa 17-vjeçari grek u transportua në spitalin Spitalin Venizelio në Heraklion, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Sipas mediave greke, viktimat janë Mattheos Karagiannakis dhe Erdi Rushitaj, të cilët po udhëtonin me një motor kur ai devijoi nga rruga dhe për pasojë u përplas me një shtyllë elektrike shkruan protothema.Familjarët e Erdit folën për mediat greke duke thënë se ai e kishte blerë motorrin pak muaj më parë.

Familjarët :“ Nuk dua të besoj se nuk do ta shoh më kurrë vëllain tonë të vogël në jetën time. Ishtë shumë e vështirë për të gjithë ne. Mësuam se çfarë kishte ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit kur disa nga miqtë e tij erdhën këtu për të na informuar. Na kishin fikur celularët dhe ata erdhën këtu. Unë dhe motra ime e humbëm tokën nën këmbët tona. “Ajo që na ka ndodhur është tragjike”

Erdi e kishte blerë motorrin pesë muaj më parë. Ai e donte shumë atë. Kur e solli për ta parë unë u shqetësova aq shumë sa i mora çelësat e tij. Ai më lutej t’ia jepja, derisa në një moment i gjeti dhe i mori vetë. Ishte motor i madh dhe ne i thoshim vazhdimisht që të ishte i kujdesshëm,”tregon i vëllai. Sipas motrës së 21-vjeçarit, gjithçka ndodhi gjatë pushimit nga puna.

NJOFTIM! Me hidherim te thelle bejme te ditur vdekjen e te riut shqipetar ERDI RUSHITAJ

Ngushellimet tona familjes per humbjen e djalit te tyre ne nje moshe kaq te re! Zoti ju dhente force per te perballuar kete dhimbje te madhe,qe erdhi si pasoje e aksidentit,qe perfundoi ne tragjedi….

Sa dhimbje ndjej te bej lajmerime te tilla Jeta eshte e shtrenjte! Duhet te kujdesemi per te….

Per te ndihmuar ne percjelljen e fundit te Erdit, mund te kontaktoni me kete nr tel: 6943212358 Ose te paraqiteni ne: ” Qendren Kulturore Bashkimi Shqiptar Iraklio,,. Rruga Sina. Nr 10 Poros

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME