Categories Lajme

Humbi jetën pas rënies së skelës në Gjermani dhe la pas 3 fëmijë, familja e Alfredit kërkon ndihmë

Në Kurqelaj të Klosit, një fshat i thellë verior, ku mungojnë mundësitë e punësimit edhe të arsimimit, vend nga i cili donte të shpëtonte Alfred Visha, kur u largua drejt Gjermanisë, por ku për fat të keq humbi jetën duke punuar në të zezë në një kantier ndërtimi.

Rrëzimi i skelës në një objekt në ndërtim në Hamburg i mori jetën 4 shqiptarëve menjëherë. Alfredi si fillim u plagos… qëndrimi në koma ju dha shpresë familjarëve, mirëpo pas 10 ditësh luftë me jetën as ai nuk ia doli. Kjo tragjedi në emigracion ka shkatërruar familjen e tij që banon me sakrifica, në një shtëpi gati të rrënuar në mes të varfërisë në një fshat thuajse të harruar nga shteti.

“Më parë ka punuar në minierë, iku nga miniera se po e zë miniera. Oh,ç’më ka bërë mua! E dija që ishte Gjermania fushë. Më iku rinia. Në të zezë shumë punëtorë, pa siguracione. Iku dhe nuk u kthye më”, u shpreh mamaja e Alfredit, Vjollca Visha.

Në shtëpinë e familjes Visha janë hapur dyert e mortit por pa pasur trupin e 34 vjeçarit, vajtimi bëhet më i vështirë. Mamaja e Alfredit, e gjen forcën për t’i drejtuar me lot në sy për të birin një lutje publike funksionarëve:

“Kërkoj të më sjellin trupin e djalit. U bënë dy javë që ka ndodhur aksidenti, ai ka katër ditë sot që ka vdekur…akoma smë ka ardhur trupi. Kërkoj vetëm trupin e fëmijës… më iku për një jetë më të mirë, të siguroj jetën e fëmijëve thoshte se e kam çunin nxënës të mirë”, thotë mamaja e tij.

3 fëmijët e vegjël që ka lënë pas nuk e dinë ende për humbjen e të atit. E ëma e tyre edhe vetë në moshë të re nuk e beson humbjen e bashkëshortit. Por të rriturit përpiqen të mbajnë veten e merakun më të madh kanë për dy djemtë e vajzën e Alfredit që do jetojnë edhe më në vështirësi se më parë, duke rrezikuar edhe ndjekjen e shkollës.

“Gjatë verës kemi mbjellur grurë e i hamë gjatë dimrit. Të ardhura të tjera nuk kemi. Shumë larg nga arsimi, kam tre fëmijë po mësojnë  shumë. I nxjerr që prej orës 7 prej shtëpie, në tetë e gjysmë arrijnë te shkolla duke ecur. Të paktën t’iu vihet një makinë e ti çoj te shkolla”, tregon ajo.

Në rrjete sociale të afërm po përpiqen të lehtësojnë dhimbjen e familjes që ka nevojë për mbështetje ekonomike duke hapur një “gofundme”.

“Të ndihmojmë fëmijët e Alfredit që veç për dhimbjen e babës, të mos vuajnë edhe për dhimbjen e bukës”, një thirrje kjo për ndihmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME