Categories Lajme

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, plagosen dy pasagjerë në Elbasan

Policia e Elbasanit ka nisur hetim për një 33-vjeçar, i cili teksa drejtonte mjetin e tij, në aksin rrugor “Peqin -Rrogozhinë”, për shkak të humbjes së kontrollit mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë në këtë automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, ka nisur hetimi edhe për personin me inicialet A.R, pasi teksa drejtonte mjetin e tij, është përplasur me një motor, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit.

“Nisi procedimi penal për shtetasit: A. R., banues në Elbasan, pasi në rrugën “Thoma Kalefi”, me automjetin që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 34 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E. M., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rama: Ka ardhur koha ta mbyllim çështjen e ligjit të sponsorizimeve për sportet

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të mërkurë vizionin për sportin për “Shqipërinë 2030”. Pasi tha…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kodrat e Dukatit përfshihen nga flakët, era e fortë përhap zjarrin me shpejtësi

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Dukat të bashkisë së Vlorës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjike/ Ekzekutimi i Erjon Pelivanit nga kunati i tij, nëna e viktimës mes lotësh: Vajza e vrasësit gënjeu….

Nëna e Erjon Pelivanit, e cila u vra nga kunati i tij Fatmir Tarellari ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flet kopshtari i Golden Resort në gjyqin për zhdukjen e Jan Prengës: Më kërkuan kazmë e lopatë dhe…

Në procesin gjyqësor ndaj të pandehurve për rrëmbimin dhe zhdukjen misterioze të Jan Prengës (proces…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 16 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet…

LEXO ME SHUME