Categories Lajme

Rama: Ka ardhur koha ta mbyllim çështjen e ligjit të sponsorizimeve për sportet

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të mërkurë vizionin për sportin për “Shqipërinë 2030”. Pasi tha se vitin e ardhshëm mund të ketë një rritje të buxhetit të Komitetit Olimpik, theksoi se ka ardhur koha për të mbyllur edhe ligjin e sponsorizimeve.

“Është shumë e qartë që tanimë më buxheti për komitetin olimpik shqiptar, i cili ka marrë një pozicion shumë të nderuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht dhe ka justifikuar veten, është i pamjaftueshëm. Kështu që me siguri do ta fillojmë vitin e ardhshëm me një rritje të buxhetit të komitetit olimpik dhe mendoj që ka ardhur koha që të ulemi me seriozitet dhe të mbyllim dhe çështjen ligjit të sponsorizimeve. Nuk ka qenë e lehtë për ne për hir të së vërtetës nga pikëpamja financiare, por sot është e mundur. Më e mira është e gjitha përpara them unë dhe besoj kështu është”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se ka filluar procesi për ndërtimin e Pallatit të Sportit, që sipas tij duhet të jetë në gjendje të presë edhe finale të nivelit më të lartë ndërkombëtar.

Sa i përket “mbretëreshës së sporteve”, atletikës, tha se duhen gjetur rrugë të reja për të krijuar hapësirat e nevojshme edhe për këtë sport.

“Besoj që nuk mund të rrimë në vendnumëro vetëm me një pistë atletike si ajo që kemi ndërtuar, shumë e bukur që e ka bërë Bashkia e Tiranës, por duhet të gjejmë rrugë alternative dhe duhet të krijojmë një hapësirë edhe për atletikën në bashkëpunim me federatën e atletikës sepse është “mbretëresha e sporteve””, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME