Categories Lajme

Humbi vëllanë nga covidi, politikani dedikim prekës në rrjetet sociale

Pas vdekjes së vëllait të tij si pasojë e Covid-19, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale. “Ti Baca Dem, mbolle besim, dije. Ke lënë pas vetes Arbenin i cili është pika e djalit, i mençur, i edukuar, ekonomist i pafjalë që e kishe krahë dhe shtyllë, i përgatitur për të të ruajtur nderin, burrërinë dhe virtytet njerëzore që i kishe e që na i mbolle ne dhe djalit tënd”, ka shkruar Latifi në rrjetet sociale.

POSTIMI:

Ti Baca Dem, mbolle besim, dije. Ke lënë pas vetes Arbenin i cili është pika e djalit, i mençur, i edukuar, ekonomist i pafjalë që e kishe krahë dhe shtyllë, i përgatitur për të të ruajtur nderin, burrërinë dhe virtytet njerëzore që i kishe e që na i mbolle ne dhe djalit tënd. Ke lënë dy vajza, Arbnoren dhe Albulenën, që të dyja të diplomuara në universitet.
Edhe djalin e vogël Taulantin i cili po ndjek hapat tu, po merr dije në Universitetin e Prishtinës.

Një bashkëshorte zojë siç është Sahadeti.

Ne, 4 vëllezërit e tu, Nisreti, Smajli, Dauti dhe Tahiri dhe motrat Hatixheja dhe Vazvia, boshllëkun që na le do ta mbushim duke e ruajtur përulësisht kujtimin për ty.

E kemi babën, bacën Malush, të fortë e krenar me ty.

Sa shumë boshllëk që le baca Dem, te ne, te shokët, te shoqëria e gjerë!

Vepra jote ishte për mua, për ne, për vendin e për të mirën e tij!

Ke hedhur kudo farë sinqeriteti e dashurie!

Nuk besuam se përjetësimi yt është kaq i shpejtë!

Qenia fizike dhe i gjithë personaliteti yt është tashmë i ngulitur thellë në vetëdijen dhe kujtesën tonë.

Një jetë plot atdhedashuri, fisnikëri e trimëri, shtyllë e familjes tonë.

I përjetshëm kujtimi për ty, baca Dem!

Pusho i qetë në paqe, se ke lënë pas vetes vajza të mira, djem të ndershëm, grua me dinjitet e familje me krenari!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME