Categories Lajme

Humbja e jetës së 3 vjeçarit shqiptar, gjykata dënon mjekun për neglizhencë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka shpallur fajtor dhe dënuar me shërbim prove një mjek të akuzuar për “ Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, që i shkaktoi vdekjen një tre vjeçari në vitin 2017. Mjeku K.M u dënua me 1 vit heqje lirie, por ky vendim është konvertuar në shërbim prove për 2 vite me detyrimin që të mos kryejë vepër tjetër penale, të mos ushtrojë veprimtari profesionale që ka lidhje me këtë vepër penale, dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme dhe të rregullta me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës së vendbanimit të tij. Po ashtu atij i është hequr e drejta që të ushtroje funksione publike për një periudhë 2 vjeçare.

Mjeku tjetër që ishte i pandehur po për të njëjtën akuzë, u shpall i pafajshëm. Prokurori i çështje si tha BIRN se ai kishte kërkuar dënimin për të dy mjekët.  Ndërkohë që në seancën gjyqësore për dërgimin e çështjes për gjykim avokatët e dy mjekëve kanë kërkuar pushimin e procedimit penal ndaj klientëve të tyre, pasi sipas tyre në dosjen hetimore gjithçka është në kuadrin e dyshimeve dhe akuzat nuk janë të faktuara.

Dy mjekët e spitalit të Lezhës u kallëzuan në prokurori nga familjaret e një fëmijë 3-vjeç me pretendimin se nuk i kanë dhënë ndihmen e duhur mjekësore i cili humbi jetën prej një viroze në 17-janar të vitit 2017-të. Sipas dosjes hetimore fëmija është paraqitur në spitalin e Lezhës me shenja klinike si: “Mos reagim ndaj dhimbjes, hipotoni muskulare, gjendje prej kome, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme”.

Për këto shqetësime fëmija ka marr mjekim në spital dhe më pas është dërguar në shtëpi. Por një ditë pasi është përcjellë për në shtëpi gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ai është paraqitur sërish në Spitalin e Lezhës. Ai ka qëndruar disa orë aty dhe mjekët e kanë dërguar drejt Tiranës dhe qi vdiq në Tiranë një ditë më vonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME