Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi foli për mikrofonin e “Supersport” pas humbjes ndaj Luftëtarit ku u shpreh:
“Pasaktësia në fund fare, në metrat e fundit, po na mungon. Shkojmë mirë deri atje dhe gabojmë në pasimim e fundit. Sidomos në pjesën e dytë, nuk gjuajtëm në portë ashtu siç duhet.
Kemi pasur probleme. Dita me kartona, Hoxha, Krasniqi të dëmtuar, Muzaka me zor e ka shtyrë. U munduam të përshtateshim me ato mundësi që kemi. Nuk kishim alternativa”.
Mos mendon se i duheshin minuta Oto Xhonit sot? E ka skuadra mundësinë të luaj 4-4-2?
Kemi kërkuar mbështetjen e 2 mesfushorëve kur të dalim në fundore. Kemi kërkuar mos luajmë me topa të gjatë. Pasi i fundit dhe mbështetja e krahëve të kundërt të mesfushorëve ndikoi. Në qoftë se do të zgjidhej mirë në disa momente do tia kishim dalë.
Dy ndërrimet i kishim të detyruara, Muzakën dhe Demtenë. Na ngeli vetëm 1 ndryshim. Nuk kishim mundësi ta bënim zëvendësimin tjetër. Oto Xhon do hapësirë, ka karakteristika të ndryshme. Duhet të ketë metra për thellësi. Ndoshta dota kisha futur po të kisha ndërrim tjetër.
Sa ju shqetëson diferenca 6 pikë me kreun?
Ne na dëmton që humbim në këtë mënyrë. Donim ta shkurtonim distancën, por nuk ia arritëm. Nuk kemi cfarë të themi, duhet të pranojmë verdiktin e fushës. Nuk kemi ccfarë bëjmë.
Gjykimi?
Ne pretendimin tim rasti i rrëzimit të Guindos brenda zonës është penallti. Unë nuk merrem me gjyqtarë, por ky nuk është gjyqtar, është autoshkoll. Më vjen keq që na sjellin të tillë gjyqtarë, ka ndodhur edhe herë të tjera, me Kamzën e në raste të tjera. Skuadra lodhet gjithë javën dhe vjen një gjyqtar e jep një penallti që nuk e di se çfarë penalltie është. Nuk e kuptoj çfarë penallti është ajo që dha për Luftëtarin. Bregun na i nxori me karton dhe nuk mund të luajë ndeshjen tjetër. “Simulove i tha, 40 metra larg portës”.
Objektivat…
Nuk jemi Skënderbeu i 8 viteve të para, ndryshimet kanë qenë të shumta. Objektivat duke parë ecurinë që kishim ndryshuar deri diku. Ndoshta pak lojtarë që nuk janë mësuar të mbajnë presion e ndjejnë dhe kërkojnë të japin më shumë. Kjo i dëmton, por do të thosha që nuk janë objektiva reale, por të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet në vazhdim.