Categories Lajme

Pas divorcit Aurela kërkon ndihmën e babait: Mos më lër vetëm

Aurela është divorcuar disa vite më parë nga bashkëshorti me të cilin ka edhe një vajzë. Teksa tenton të rinisë një jetë të re, Aurela po përballet me vështirësinë për të mbajtur vajzën e saj e pikërisht për këtë arsye ka thirrur në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në gjyq” babain e saj Luigj. Çfarë do ti kërkojë ajo babait dhe a do të gjejnë ata një zgjidhje për vajzën e vogël?

Aurela: Kam ardhur me një hall shumë të madh dhe kam sjellë dhe babain, sepse kështu më erdhi situata. Kam qenë njëherë e martuar në vitin 2008 dhe nga kjo martesë me shtetasin Alban Vata kemi një vajzë dhe pak muaj ajo bën 10 vjeçe. Arsyeja pse kam ardhur këtu është se ai zotëria më kërkon të më marrë fëmijën.

Eni Çobani: Sa vite martesë keni patur?

Aurela: Tre vite, dhe u bë një situatë e padurueshme, nga dhuna fizike, psikologjike dhe unë nuk munda të jetoja më me atë zotëri. Babai im nuk e dinte këtë situatë, pasi kishte dhe probleme shëndetësorë, ishte i sëmurë.

Eni Çobani: Martesën e ke bërë me mblesëri, apo jeni njohur vetë?

Aurela: Gjysmë me mblesëri, gjysmë vetë. Unë ika nga Lezha dhe shkova në Shkodër me zotërinë. Dhuna ka filluar që kur isha 10 ditë pa lindur vajzën. Erdhi në shtëpi dhe ishte i dehur dhe më ka dhunuar.

Eni Çobani: Kur ka ardhur vajza juaj në jetë?

Aurela: Ka ardhur në 24 Korrik të vitit 2009.

Eni Çobani: Ti thua sot pas 9 vitesh që je dhunuar vazhdimisht, por a ke shkuar në polici, prokurori? Të thuash sot pas 9 vitesh që jam dhunuar nga bashkëshorti është shumë e lehtë, pasi nuk mund ta provojmë?

Aurela: Ka thënë që i kam bërë vetë shenjat, që rrëzohesha. Të gjitha dyet më janë mbyllur. Kam shkuar në polici.

Eni Çobani: Është shumë e lehtë të thuash më janë mbyllur dyer, a ke shkuar ta denoncosh, sepse këtë emision e ndjekin shumë njerëz të drejtësisë.

Aurela: Unë kam shkuar në polici dhe kam bërë një akt ekspertize.

Eni Çobani: Luigj, juve çfarë dini këtë situatë, pasi jeni babai sepse të dëgjosh që është dhunuar vajza 10 ditë para se të lindë, kjo për mua është dramatike.

Luigji: Unë nuk kam ditur asnjë gjë, pasi e mora vesh këtë punë kam shkuar dhe e kam takuar zotërinë.

Aurela: Babi, ajo situatë ka kaluar. Kam ardhur këtu të më ndihmosh për situatën e fëmijës…

Luigji: Ka 8 vite që të kam mbajtur me të gjithë gjërat.

Aurela: Unë nuk mund ta marr atë fëmijë me vete, sepse zotëria (ish-bashkëshorti) pretendon pse të vijë vajza me mua.

Eni Çobani: Mbi fëmijën përgjegjësia është e të dyve deri në moshën 18 –vjeç.

Luigji: E kam mbajtur 8 vite…

Eni Çobani: Kur jeni martuar?

Aurela: Jam martuar në 2014…

Eni Çobani: Po vajza ku ka qëndruar? Ky bashkëshorti i ri ku bëhet?

Aurela: Kam shkuar 5 muaj dhe vajza ka ndenjur tek babai i tij, kur isha në Itali. Kur unë isha jashtë ata më nxirrnin vajzën në telefon dhe më ofendonin në atë kohë. “Ti je nënë e martuar, çfarë kërkon, pse e merr vajzën”.

Aurela është divorcuar në vitin 2013 dhe në vitin 2014 është martuar me një bashkëshort tjetër që jeton në Itali. Në vitin 2015 ka shkuar në Itali për të bërë dokumentet për t’u bashkuar me bashkëshortin e ri.

Eni Çobani: Në çfarë kohe e ke lënë vajzën tek Albani?

Aurela: Kam iku në Tetor të vitit 2015 dhe jam rikthyer në 8 Mars të vitit 2016. Kam qëndruar tek babai që pas asaj periudhe. Vajza nuk dëgjon do të rrijë me mua.

Luigji: Nuk ka për të ndenjur më me mua. Unë ja kam bërë të gjitha shërbimet që e vogël, e kam çuar në kopsht, kam bërë pagesat. Më pas edhe në shkollë e kam paguar furgonin. Me hangar dhe me pi dhe të gjitha. Unë jam invalid, i sëmurë dhe kam qenë në spital. Nuk isha i zoti me marr frymë, kam shkuar në spital në Sanatorium, kam vuajtur. Jam i sëmurë dhe nuk di si të veproj. Unë jam burrë e grua dhe ajo ka probleme.

Aurela: Ku të shkoj unë me atë fëmijë?

Luigji: Çfarë faji kam unë?

Aurela: Të lutem babi, mos më lër vetëm në momentin e fundit… Kam ardhur të më ndihmosh. Do më lësh vetëm në momentin e fundit?

Luigji: Nuk kam mundësi, me zor rri në këmbë, nuk të ndihmoj dot.

Aurela: Edhe unë i lashë të gjitha gjërat atje dhe erdha për të marrë fëmijën tim…/tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitet banesa e dy shtetaseve të huaja në Vlorë

Dy persona nga Vlora, 39 dhe 41 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Katedralja Notre Dame rikthehet në normalitet 5 vite pas rënies së zjarrit!

Katedralja Notre Dame rihap dyert e saj sot, pesë vjet e gjysmë pas zjarrit masiv…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna, shpëtohet i moshuari në Shkodër

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, falë ndërhyrjes në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krimi makabër/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan në Athinë

Vrasja makabre e 32-vjecares Alba Cenko nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko në Greqi tronditi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Bypass-in e Fierit, automjeti tip “BMW” del nga rruga, vdes pasagjeri, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune nę Byppass- in e…

LEXO ME SHUME