Categories Lajme

Hyjnë në fuqi kufizimet në Itali, Roma dhe Milano në izolim

COVID-19, ka detyruar qeverinë italiane të fus në fuqi masat e reja kufizuese. Sipas urdhrit të qeverisë, nga kjo e hëna e deri pas festës së Pashkëve është limituar qarkullimi i qytetarëve, baret dhe restorantet janë mbyllur dhe operojnë vetëm me shërbimin me dërgesa, ndërsa hapur mbesin supermarketet, furrat e bukës, farmacitë, stacionet e karburantit dhe disa aktivitete të tjera biznesi.

Ashpërsimi i masave futi në izolim total kryeqytetin financiar italian, teksa rajoni i Lombardisë, ku bën pjesë Milano, u konsiderua zonë e kuqe për shkak të përhapjes së lartë të Covid-19.

E njëjta situatë edhe në rajonin Lazio, ku bën pjesë dhe kryeqyteti i Romës. Rrugët kryesore dhe atraksionet turistike u mbyllën, ndërsa në fuqi hyri një izolim total, masë e cila u mirëkuptua nga kryeqytetasit. Shkollat janë mbyllur në të gjitha rajonet e konsideruara zona të kuqe, ndërsa në ato portokalli, mësimi zhvillohet me alternime. Sardenja përjashtohet nga të gjitha kufizimet e reja pasi konsiderohet zonë e bardhë.

Në atë rajon, lejohen zhvendosjet e qytetarëve dhe mbesin hapur të gjitha dyqanet, baret dhe restorantet deri në orën 23:30 kur nis ora e karantinës deri në 5 të mëngjesit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME