Categories Lajme

Hyjnë në fuqi lehtësitë fiskale për tërmetin

Tatimet: Po punojmë për të ndihmuar edhe bizneset e prekura

Të gjithë personat, organizatat apo kompanitë të cilët bëjnë donacione në ‘cash’, ndërtesa apo transferta bankare për të prekurit nga tërmeti, do të munden të përfitojnë 5% të këtyre fondeve si shpenzime të zbritshme nga ana e administratës tatimore, duke ulur kështu pagesën që bëjnë për tatim-fitimin. Administrata tatimore thotë se këto rregulla kanë hyrë në fuqi dhe të gjithë mund të përfitojnë për çdo derdhje që bëjnë.

Tatimet janë duke punuar për të përgatitur një udhëzim, i cili po ashtu do t’i vijë në ndihmë bizneseve të prekura nga dëmet e tërmetit, duke njohur çdo mall apo amortizim të godinës si shpenzim të zbritshëm. Përfitime do të ketë edhe për ndërtuesit të cilët do të përfshihen në programin e rindërtimit të shtëpive të banorëve që kanë mbetur jashtë si pasojë e tërmetit. Qeveria ka përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar të gjitha mallrat apo pajisjet që importohen me qëllim rindërtimin e banesave duke ulur kështu ndjeshëm kostot për këtë program. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME