Categories Lajme

Hynte për të vjedhur në banesat e fshatit, arrestohet 22-vjeçari

Policia e Vlorës ka vendosur në pranga 1 person, si dhe ka proceduar penalisht 4 të tjerë. Në pranga ka rënë 22-vjeçari V. S., nga fshati Çukë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit K. D. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasit: K. P., banues në Lukovë, D. L., banues në Sarandë dhe A. B., banues në Borsh, pasi shtetasi P. P., banues në Vlorë, ka bërë kallëzim se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën si funksionarë në Njësinë Administrative Lukovë, duke falsifikuar disa dokumente. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme proceduan penalisht shtetasin V. Q., 68 vjeç, banues në Mifol, Vlorë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, sepse dyshohet se ka trafikuar një mjet që rezulton i vjedhur në Belgjikë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: DVP Vlorë/Vihet në prangat e Policisë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. S., 22 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit K. D., banues në fshatin Çukë, Sarandë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasit: K. P., banues në Lukovë, D. L., banues në Sarandë dhe A. B., banues në Borsh, pasi shtetasi P. P., banues në Vlorë, ka bërë kallëzim se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën si funksionarë në Njësinë Administrative Lukovë, duke falsifikuar disa dokumente. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme proceduan penalisht shtetasin V. Q., 68 vjeç, banues në Mifol, Vlorë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, sepse dyshohet se ka trafikuar një mjet që rezulton i vjedhur në Belgjikë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Sarandë/Informacion paraprak Paraditen e sotme, në lagjen Gjashtë, Sarandë, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi S. D., 76 vjeç, i cili jetonte vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet vdekje natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME