Categories Lajme

Hyri në lokalin plot me njerëz dhe ekzekutoi të riun, del fotoja e autorit, Policia: Pas ngjarjes, grabiti një makinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar një ditë më parë në Pejë, ku shtetasi Tush Frroku dyshohet se hyri brenda një lokali plot me klientë dhe qëlloi me armë zjarri një person. Pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me armën në dorë.

Ndërkohë i plagosuri u dërgua në spitalin e Pejës, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës (7 gusht) rreth orës 16:50, në rrugën “Leonard Palucaj”.

Sipas policisë së Kosovës, e cila ka publikuar edhe foton e tij, Tush Frroku gjatë arratisjes nën kërcënimin e armës i ka grabitur automjetin një qytetari dhe është larguar në drejtim të Gurrakocit.

Blutë e Kosovës janë vendosur në ndjekje të tij dhe kur kanë mbërritur në fshatin Kosh-Istog, kanë gjetur makinën e braktisur, ndërsa autori u dyshuar është ende në kërkim.“TUSH (Nue) FRROKU i lindur me 25.06.1975 në fshati Kosh-Istog. I dyshuari është i kërkuar për veprën penale: – “Vrasje” Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, raporton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME